Foto

FOTOT/ Snajperi më vdekjeprurës në botë. Në një ditë vrau 90 talebanë

Një marins i trupave britanike mendohet se është snajperi më vdekjeprurës në botë.
Ai ka vrarë plot 173 talebanë, shumica prej të cilëve brenda gjashtë muajve.
Madje, në një ditë të vetme ka arritur të vrasë plot 90 talebanë.
Sipas Daily Mail, snajperi, emri i të cilit nuk është dhënë për arsye sigurie, ka thënë se ka vrarë një taleban çdo dhjetë minuta, duke e çuar numrin e të vrarëve në 90, në fund të ditës.
Historia e tij vjen në kohë kur filmi “Snajperi amerikan” është duke korrur sukses të madh në kinema.
Filmi bën fjalë për amerikanin Chris Kyle.
Ai konsiderohej si snajperi më vdekjeprurës, ndërsa filmi bazohet në një histori të vërtetë.
Por, duket se titullin e snajperit më vdekjeprurës do të marrë marinsi britanik, nëse historia e tij është e vërtetë./b.l/

Screen Shot 2015-02-03 at 12.29.29 PM Screen Shot 2015-02-03 at 12.29.43 PM Screen Shot 2015-02-03 at 12.29.39 PM Screen Shot 2015-02-03 at 12.29.35 PM

Leave a Reply

Back to top button