Letersi

Fragment prekës nga romani “11 minuta” i Paulo Coelhos

Nuk më intereson nëse në të kaluarën ishte e shenjtë apo jo, por unë e urrej atë që po bëj. Po më shkaterron shpirtin, po më prish kontaktet me vetveten, po më mëson se dhimbja është një shpërblim dhe se paraja blen dhe justifikon gjithçka.

Rreth meje askush nuk është i lumtur. Klientët e dinë se janë të detyruar të paguajnë për diçka që duhet ta kishin falas dhe kjo i shtyp. Gratë e dinë se kanë nevojë të shesin atë që do ta jepnin

vetëm për kënaqësi dhe kjo është shkatërruese. Kam luftuar shumë përpara se t’i shkruaja këto radhë. Të pranoja se nuk isha e lumtur,se isha e pakënaqur – kisha dhe kam ende nevojë të rezistoj edhe ndonjë javë tjetër.

Por, tani nuk arrij të jem e qetë, të bëj sikur gjithçka është normale, që bëhet fjalë për një periudhë, për një epokë të jetës sime. Dua të harroj, kam nevojë të dua – vetëm kjo: kam nevojë të dua. Jeta ose është shumë e shkurtër, ose është shumë e gjatë që unë t’i lejoj vetes luksin për ta jetuar kaq keq.

Leave a Reply

Back to top button