Bota

Franca e goditur në ditën e krenarisë dhe lirisë

Screen Shot 2016-07-15 at 09.01.33Të goditur në ditën më të rëndësishme: 14 korrik. Ata që donin të mbillnin terror në Nisë duke vrarë të paktën 75 njerëz, kanë kërkuar edhe një datë simbolike, një për francezët është liria dhe çlirimi nga monarkia e Luigjit XVI.

Shkatërrimi i kështjellës së Bastijës, e përdorur si burg për kundërshtarët e monarkisë ndodhi në 14 korrik 1789, kur nisi Revolucionin Francez. 14 korriku ende festohet në Francë si një ditë feste kombëtare. Çdo vit në të gjithë Francën festohet 14 korriku.

Çdo vit, kryhen rite zyrtare dhe festa popullore, që arrijnë kulmin në festimet e kryeqytetit, ku, në mëngjes, nga ora 10 deri në 12, në Champs-Elysees zhvillohet një paradë ushtarake përpara zyrave të larta të shtetit, Harkut të Triumfit, në drejtim të Place de la Concorde, të ndjekura nga Presidenti i Republikës dhe të ftuar të huaj. Festimet dhe ceremonitë janë mbajtur edhe në Nisë, ku nisën në orën 17.30 me këngën solemne të Marsejezës, dhe disa orë më vonë, sapo përfunduan fishekzjarret, nisi gjakderdhja në rrugë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button