Bota

Francë: Brenda fabrikës së urrejtjes terroriste

Nga atentati i 1995 në stacionin Saint Michel-Notre Dame tek masakra e Nicës e 14 korrikut. Prej 21 vjetësh, Parisi përballet me terrorizmin e markës islamike. Ja çfarë dime për historinë e terrorizmit në Francë

Screen Shot 2016-08-08 at 6.57.29 PM

Franca përballet me terrorizmin islamik prej 21 vjetësh. Me 25 korrik 1995 në Paris – ishte ora 17 – një bombë shpërthen në vagonin e linjës së metrosë pikërisht nën stacionin Saint Michel-Notre Dame: 8 viktima, 150 të plagosur. Ai atentat, i rivendikuar nga GIA, Grupi Islamik i Armatosur, e kishte origjinën në përplasjen politike dhe sociale në Algjeri, pas shtypjes së revoltës për bukën dhe prekte – është e vërtetë – raportet e Francës dhe shërbimeve sekrete të saj me ish koloninë. Pak muaj më parë, 4 terroristë të GIA-s, që kishin kidnapuar në Marsejë një avion të linjës Air France duke kërkuar lirimin e dy drejtuesve të FIS-it, Frontit Islamik të Armatosur, qenë vrarë nga forcat speciale franceze. Por qysh atëhere dolën në sipërfaqe dy element qendrorë. Raporti i GIA-s me muxhahedinët e rikthyer nga lufta e financuar prej Shteteve të Bashkuara kundër Ushtrisë së Kuqe në Afganistan (Operacioni Cyclone) dhe kështudoli dimensioni ndërkombëtar i terrorizmit islamik. Nga ana tjetër, qe evident dështimi i integrimit në banlieue, periferitë e qyteteve të mëdha ku jetonin emigrantët nga Magrebi dhe djemtë rebelë të tyre.

Prapa revoltës

1995 është viti në të cilin Mathieu Kassovitz realizon La Haine, Urrejtja. Në film, protagonistët e revoltës janë tri të rinj, një hebre, një zezak dhe nj magrebas, por kontrasti midis qytetit dhe periferisë, moskuptimi – protagonistët flasin një argot parisiane që i përmbys rrokjet e fjalëve – revolta që gëlon (shprehja “Le monde est a vous” transformohet pikërisht nga i riu magrebas në “Le monde est a nous”), rrëfehen në mënyrë të admirueshme. Megjithatë, qysh atëhere revolta është vetëm pjesërisht pasojë e pakënaqësisë dhe e marxhinalizimit ekonomik. Algjerianë, tunizianë, marokenë jetojnë në Francë, njohin gjuhën, përgjithësisht e kanë një punë. Por thyejnë kurrizim, mungesa e tyre prish ekuilibrin patriarkal du bled (të fshatit), sakaton familjet, me nënat që u lejojnë shumë fëmijëve të mëdhenj, që u bashkohen bandave, bëhen si zot në shtëpi dhe në lagje. Janë vitet në të cilat Agnès B. dhe stilistë të tjerë parisianë lançojnë modën e rripave të zinj të mbajtur me hijeshi nga beurettes – vajza emigrantësh veriafrikanë të lindura në Francë. Kur beurettes zbresin në qendër të Parisit, ushqejnë pa faj ëndrrën seksuale të çdo mashkulli francez; kur kthehen në lagjet e tyre duhet të përballojnë “l’enfer des tournantes”, përdhunimin e grupit, të rrëfyer nga Samira Bellil, dhunë shpesh e autorizuar nga vëllai i madh që i ka parë me minifunde në Saint Germain, apo rrezikojnë që të digjen të gjalla …

[real3dflipbook id=”1256″]

Leave a Reply

Back to top button