Bota

Francë, policia: “Theo nuk është përdhunuar”.

“Nuk ka patur përdhunim”. Një raport i parë i Inspektoriatit të policisë franceze shkruan se brutalizimi i Theos, djali i rrahur dhe sipas akuzës, përdhunuar nga katër agjentë në një lagje të Parisit nuk ishte i qëllimshëm. Në mënyrë të vecantë, inspektoriati thekson se dhuna e ushtruar mbi 22 vjecarin është “e rëndë”, por “aksidentale”. Një version i cili rrezikon të ndezë edhe më shumë tensionet në banlieue. Katër policë janë nën hetim, nga të cilët njëri për përdhunim dhe tre të tjerët për ushtrim dhune në grup./bota.al

Leave a Reply

Back to top button