Analiza

FRANCE / Të gjithë “fantazmat” që “kërcënojnë” Sarkon

I paditur për trafik influencash, Nikolas Sarkozi është i përfshirë në dhjetë procedura gjyqësore

Gérard Davet

Sarko 1Rrallëherë ka ndodhur që zgjedhjet presidenciale të kenë qenë kaq shumë të ndikuara prej “biznesit”. Gjithsesi nëse emri i Sarkozisë del në dhjetëra procedura juridike, të gjitha nuk kanë për ish-presidentin, të njëjtën shkallë rrezikshmërie.

Disa dosje i referohen fakteve të periudhës përpara se ai të zgjidhej president i Francës në vitin 2007, të tjera lidhen me vitet si president dhe aferat e fundit janë pas humbjes së tij në maj të vitit 2012.

E tillë është afera “Azibert”, që i referohet emrit të një gjykatësi të Gjykatës Kushtetuese: nga të gjitha procedurat në të cilat ai është implikuar, kjo aferë është më shqetësuese për Sarkozinë, e vetmja për të cilën në këto momente, ai ndiqet nga drejtësia franceze.

Ish presidenti Sarkozy është vënë në akuzë qysh prej 1 korrikut për ‘’korrupsion aktiv’’, “’trafik influence aktive” dhe për “shkelje sekreti profesional”, ashtu si avokati i tij dhe njëkohësisht miku i ngushtë, Thiery Herzog, i cili tentoi të marrë informacione konfidenciale si dhe një vendim i favorshëm i Gjykatës Kushtetuese që zotëron dosjen “Bettencourt”.

Të dy personat dyshohen se kanë përdorur shërbimet e një “informatori” të rangut të lartë në gjirin e drejtësisë, avokatin e përgjithshëm Gilbert Azibert, të cilit në shkëmbim i kishin premtuar një post në Monako.

Një kërcënim tjetër potencial është dosja “Air kokaina”, për hetimin tij për një trafik lëndësh narkotike midis Francës dhe Republikës Domenikane.

Një hetues marsejez është interesuar për kushtet në të cilat kanë qenë organizuar shumë fluturime private, që transportonin ish presidentin e republikës, nga muaji dhjetor 2012, deri në muajin mars 2013.

Sidomos tre udhëtime në ngarkim të shoqërisë “Lov Group”, shoqëri e Stefan Courbit që eventualisht mund të përbëjë “abuzim të pasurive sociale” për biznesmenin dhe “mbështetje për abuzim të pasurive sociale”, për Sarkoznë. Emri i tij citohet në dhjetëra procedura të polit financiar në Paris. Apriori Sarkozy është i mbrojtur nga imuniteti presidencial, megjithatë ai mund të akuzohet juridikisht, në se aktet kontestuese konsiderohen “të shkëputëshme” nga funksioni i kryetarit të shtetit.

Së pari kemi çështjen “Lagarde-Tapi”. Shumë gjykatës hetojnë për kushtet në të cilat Bernard Tapi ka marrë, në korrik të vitit 2008, 405 milionë Euro, në sajë të një arbitrazhi privat, në vijim të shitjes së Adidas-it.

Gjykatësit të cilët e vendosën në paraburgim Claude Gueantin, Sekretar i Përgjithshëm i Elysee-së, nga viti 2007 deri në vitin 2011, interesohen për rolin e luajtur nga Presidenca e Republikës në këtë aferë. Sarkozi, duke qenë i afërt me Bernard Tapinë, ka gjasa të ketë vepruar në favor të tij.

Çshtja e BPCE-së është më e ndryshme. Sarkozi dyshohet se ka imponuar zëvëndës sekretarin e përgjithshëm të Elysee-së, François Perol në krye të një grupi të ri bankar, për bashkimin e Bankës Popullore dhe të Arkave të Kursimit dhe kjo në kundërshtim me ligjin.

Sipas nenit 432-13 të kodit penal, një funksionar publik nuk mund t’i bashkohet një ndërmmarrje private, kur funksionet e tij janë që të sigurojë mbikqyrjen apo kontrollin e kësaj shoqërie, ose të propozojë vendime që lidhen me operacione të realizuara nga kjo shoqëri.

Një aferë tjetër shqetësuese është ajo e quajtur e sondazheve të Elysee-së. Dy gjykatës hetojnë për një “favorizim” eventual, në vijim të fakteve të denoncuara në vitin 2010 nga Antikorrupsioni.

Shoqata antikorrupsion synonte një konventë tregtare të nënshkruar nga ish drejtoresha e kabinetit të Sarkozisë, Emanuela Mignon, me shoqërinë e konsultimit “Publifact” të Patrick Buissonit, ish-këshilltar i presidentit

Dhe në fund, Sarkozy mund të preket nga skandali “Bygmalion”: tre gjykatës ndjekin dosjen që ka të bëjë me faturat e rreme të pranuara nga UMP, për shpenzimet e bëra gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2012. Hetimi i parë paraprak ka të bëjë me marrjen në ngarkim nga UMP të rimbursimit të penaliteve të shpenzimeve të bëra nga kandidati gjatë fushatës presidenciale, si dhe shpenzimeve të bëra nga presidenca gjatë një takimi të Sarkozisë në Tulon më 1 dhjetor 2011.

Nuk mbeten pas edhe dosjet e “vjetra”, si afera e Karaçit, ku Sarkozi mund të thirret nga Gjykata nën statusin që mbetet për t’u përcaktuar (si dëshmitar i thjeshtë, dëshmitar i asistuar) lidhur me çështjen e shitjes së armëve.

Faktet janë zhvilluar midis vitit 1993 dhe vitit 1995, periudhë kur Sarkozi ishte ministër i buxhetit. Ai gjithashtu duhet t’i bëjë ballë dyshimeve lidhur me financimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2007, pasi akuzohet nga shumë dëshmitarë që ka marrë financime të dyshimta nga Libia e Moammar Gadhafit. Informacioni juridik për momentin nuk ka lejuar të mbështeten dyshimet. Në sajë të përgjimeve telefonike të Sarkozisë për këtë dosje, gjykatësit kanë zbuluar biseda që çuan në aferën “trafik influence” dhe të “korrupsionit” për Gjykatën kushtetuese, për të cilën ish-presidenti është në ndjekje. /LE MONDE/

PERGATITI: ëëë.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button