Analiza

FRANCE / “Vallsmania”, Kryeministri ka 40 pikë më shumë se Hollande

Francën e ka pushtuar Vallsmania. Me emërimin e Kryeministrit Manuel Valls, presidenti François Hollande ka realizuar një premtim elektoral: të hedhë në kosh figurën e hiperpresidentit që menaxhon të gjithë sallat e ElizeutFRANCE vallsmania. Por është një zgjedhje që i ngjan shumë një dorëzimi. Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet lokale, Hollande duhej të ndryshonte ritëm për të realizuar kthesën liberale që kishte shpallur në muajt e mëparshëm. Dhe i vetmi që mund ta conte deri në fund ishte ish ministri i brendshëm, i cili prej vitesh është mishërimi i krahut realist të të majtës në pushtet.

Hollande është kundër një politike të ofertës? Valls e kishte propozuar tre vjet më parë me rastin e primareve socialiste. Hollande dëshiron të ulë koston e krahut të punës dhe rrëfehet se është social-liberal? Valls propozon prej kohësh shfuqizimin e javës 35-orëshe të punës dhe nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për Tony Blairin. Pra, duke futur në Pallatin Matignon ish kundërshtarin në zgjedhjet brenda partisë, Hollande ka pranuar dobësinë e tij. Nga ana tjetër, pikërisht tek ky Pallat janë përqëndruar shpresat e francezëve. E konfirmojnë sondazhet, me Hollande që është fundosur tek 18 përqindëshi. Sigurisht, edhe Lionel Jospin dhe François Fillon kishin qenë më popullorë se sa presidentët e tyre. Por është i paprecedentë hendeku mes dy krerëve të shtetit: plot 40 pikë.

Valls luan gjithcka në vënien në zbatim të “paktit të përgjegjësisë”: 50 miliardë euro shkurtime buxhetit të shtetit, bllokim i pagave të funksionarëve dhe pensioneve, reduktim i shpenzimeve në shëndetësi. Receta nuk është e re dhe shkakton jo pak trazirë në brendësi të partisë socialiste, por protestat e deputetëve që kërkonin masa për klasat popullore kanë mbetur pa përgjigje. Pra, liberizmi i të majtës ka gjetur kampionin e vet dhe ky nuk është Hollande. Deri tani, Valls ka qenë gjithmonë një bashkëpunëtor i besuar i Presidentit. Edhe sa kohë?

Leave a Reply

Back to top button