Analiza

“Francesku nuk është Papë”. Del libri me gabimet në zgjedhjen e Bergolios

Bergoglio

Një shtëpi botuese e fuqishme. Ngjarje letrare? Çështje teologjie? Çështje kishtare? Ndoshta të tria së bashku dhe “Bingo”! Ose ndoshta asnjëra.
Është vetë Papa Francesku e reja e esesë së Antonio Socci-t që të premten ka dalë në shitje nga shtëpia botuese Mondadori në Itali. Që në ditën e parë ajo ka ndezur polemikën gjë që ka bërë që njerëzit të mbajnë radhë për ta blerë një libër të tillë. Vatikani ka lëshuar menjëherë shenja nervozizmi. Me siguri do të jetë çështje e diskutimeve të zjarrta në ditët në vijim.
Antonio Socci ka shkruar libra të mirë në të kaluarën. Tashmë i është përkushtuar lëvizjeve të papëve të fundit ën Vatikan. Libri nis me dorëheqjen e bujshme të Papa Benediktit XVI që sipas tij nuk bindi për arsyet që ai ai dha në publik. Më pas Socci analizon gjithçka ndodhi deri në zgjedhjen e Papa Bergolios (Franceskut) në krye të kishës katolike. Për këtë ai në fillim i referohet një gazetareje argjentinase Elisabette Piqué, që ka vënë në diskutim edhe procedurën e zgjedhjes së Bergoglios si Papë.
Sipas saj, në votimin e pestë të kardinalëve, nga kutia dolën 116 fletë votimi kur duhet të ishin vetëm 115. Kjo pasi një prej kardinalëve kishte ngjitur (ndoshta gabimisht) bashkë me fletën e tij të votimit edhe një tjetër fletë të bardhë. Për këtë shkak votimi u anulua dhe nisën procedurat për mbajtjen e një votimi të gjashtë. Por sipas Socci-t që citon nenin 69 në Rregulloren e zgjedhjes së Papëve, votimi duhej të shtyhej për ditën e nesërme pasi në një ditë duhet të mbahen vetëm 4 votime. Por votimi u mbajt dhe Bergolio fitoi. Kishte qenë ai në vend të dytë në vitin 2005 kur fitoi Ratzinger. Por, ligjërisht ky votim është nul pasi nuk duhet të ishte mbajtur./lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button