Bota

François Hollande i përgjigjet Trumpit: “Të paktën në Francë, armët nuk qarkullojnë lirisht”

François Hollande i përgjigjet Donald Trumpit dhe e bëri këtë nga Panairi Bujqësor, që u hap të shtunën. Të premten, kreu i Shtëpisë së Bardhë, për të mbrojtur zgjedhjet e veta të politikës së migrimi, deklaroi se “Parisi nuk është më Paris”, duke iu referuar kryeqytetit të Francës, si një shembull të mungesës së sigurisë. “Njerëzit këtu nuk kanë armë. Nuk ka njerëz të armatosur që hapin zjarr ndaj turmës, thjesht për kënaqësinë e të shkaktuarit të një tragjedie. Sigurisht, ekziston terrorizmi dhe ne duhet ta luftojmë së bashku. Unë mendoj se nuk është asnjëherë gjë e mirë që të tregosh mosbesim ndaj një vendi aleat”.

Të ndryshme mendimet e të turistëve të cilët, si gjithmonë, dynden në kryeqytetin francez. “Rreziku është aty – thotë Joao Araugo, student portugez – dhe ai (Trumpi) vetëm sa e ka raportuar”.

“Rreziku mund të jetë këtu – siguron Erun Enbiz, turist nga Zaragoza – ashtu si mund të jetë në Shtetet e Bashkuara, edhe nëse ata i mbyllin kufijtë dhe i dëbojnë gjithë të huajt”.

“Toka është e të gjithëve – thotë Marie-Claire Richard, turiste franceze – jo vetëm amerikanëve apo francezëve. Ne jemi të gjithë të barabartë”.

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, ka bërë të qartë se rezervimet e turistëve amerikanë vitin e kaluar u rritën me 30%. Me gjithë respektin për Trumpin… / euronews – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button