Bota

Ftesë për Malin e Zi. Kështu NATO i mohon Rusisë, qasjen në Mesdhe

 

harta

Dje Ukraina, sot Mali i Zi. Lëvizja e NATO-s paraqet, në sytë e presidentit rus, Vladimir Putin, pushtimin e një tjetër kutie strategjike, në atë fushë shahu ku është Aleanca Atlantike që përpiqet të përftojë thellësi strategjike ndaj Moskës, duke “gëlltitur”, njëra pas tjetrës, të gjithë zgjerimet dhe “varësitë” perëndimore. Për të kuptuar se cili është roli dhe rëndësia i këtij bastioni malor, i vendosur mes zemrës së Ballkanit dhe Adriatikut, duhet që të shohim mbi të gjitha vendosjen gjeografike dhe rolin historik.

Nga pikëpamja gjeografike ky vend, i madh pak më shumë se gjysma e Lombardisë dhe me vetëm 610 mijë banorë, është një pykë e vërtetë, e vendosur në mesin e dy vendeve që tashmë i janë bashkuar kauzës së NATO-s, si Kroacia dhe Shqipëria, një vendi të ndarë si Bosnja dhe atij shteti serb, që konsiderohet si “motra” e fundit e Moskës në ish Jugosllavi.

Pikërisht për këtë arsye, Rusia ka shprehur disa herë kundërshtimin e saj ndaj hyrjes së Podgoricës në Aleancë, duke këmbëngulur se një gjë e tillë do të dëmtonte stabilitetine  Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye, Moska ka bërë menjëherë të ditur se dëshiron të ndërpresë të gjithë projektet e saj të bashkëpunimit me Malin e Zi, duke nisur nga ata të fushës ushtarake.

Sigurisht, SHBA bëjnë kujdes që të pranojnë se kjo është një lëvizje që godet në shenjë në optikën e një strategjie antiruse. Sekretari i Shtetit i SHBA, John Kerry ka thënë se “NATO është një aleancë mbrojtëse që ekziston prej 70 vjetësh… nuk përbën rrezik për askënd… nuk është një organizatë sulmuese dhe nuk është e ka fokusin as te Rusia, as tek ndonjë tjetër”.

Por lamtumira ndaj Malit të Zi përbën për Rusinë dhe “motrën” e saj, Serbinë, edhe humbjen e mundësisë së fundit për qasje në Adriatik. Duke “pushtuar” kutizën malazeze, NATO kontribuon për ta vënë Beogradin me shpatulla pas murit. Dhe mund të shpresojë që, në një kohë të gjatë, ta shkëpusë dhe atë nga ndikimi i Moskës. Mbi të gjitha nëse Europa do e kërkojë si kusht për anëtarësim në BE. “Rrëmbimi” i Malit të Zi, mund të shkaktojë, kështu, një përmbysje të historisë dhe fateve të një rajoni, ku vetëm 16 vjet më parë, bazat serbe në Malin e Zi goditeshin nga NATO, e angazhuar në luftën e Kosovës. Beteja strategjike e Malit të Zi, shfaqet kështu si nëj kapitull i ri i asaj lufte ndaj Rusisë që ka nisur prej 2013-ës, me tentativën për afrimin e Ukrainës në frontin filoamerikan dhe filoeuropian. Proçesi për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO parashikon mbylljen en egociatave në fillim të vitit 2017, e më pas, pothuaj një vit ratifikime.

Anëtarësimi i Podgoricës do të shënojë zgjerimin e parë të NATO-s që nga viti 2009, kur hynë Shqipëria dhe Kroacia. Edhe Bosnja, Maqedonia, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë shprehur interes për anëtarësim në NATO, por dy republikat ish sovjetike vështirë se do të shkojnë përtej një partneriteti. Beteja e NATO-s për “pushtimin” e Malit të Zi u luftua në thelb, duke kooptuar në kauzën perëndimore, Kryeminsitrin Milo Gjukanoviç. Një kryeministër që, jo më larg se viti 2009, akuzohej nga Europa dhe SHBA për lidhje me krimin e organizuar.

Akuza që u harruan sapo Gjukanoviçi u shpreh i lumtur që të pranonte ndihmat ekonomike, që shoqëruan premtimin e tij për të luftuar krimin dhe korrupsionin, zbatuar reforma politike dhe të vihej në krye të afrimit progresist me Aleancën. Një afrim që kryeministri malazez nuk ka hezituar ta quajë, “aleanca e bukur”.Il Giornale

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button