Shendeti

Fundi i një miti. Epidurali nuk e ngadalëson procesin e lindjes.

Sipas një studimi amerikan publikuar këtë të martë, administrimi i trankuilizantëve në rrugë epidurale gjatë procesit të lindjes, nuk e ngadalëson atë. Kështu hidhet poshtë një mendësi popullore. Studimi i publikuar në “Obstetrics and Gynecology” sugjeron se praktika në spitale e ndërprerjes së epidurales ose reduktimi i efekteve të saj në fund të lindjes, mund të jetë e vjetëruar dhe e pamatur. Aplikimi i epidurales, pra i trankuilizantëve në zonën nervore që rrethon shtyllën kurrizore përmes një kateteri, është përdorur gjerësisht në të gjithë botën që prej vitit 1970, për të reduktuar dhimbjet e gruas shtatzanë gjatë lindjes së bebit. Rreth 400 gra, shtatzana për herë të parë, të gjitha me shëndet të plotë, pranuan të lindnin nën një epidurale, rrjedhimisht, pa e ditur vazhduan me të ose morën sol fiziologjik. Kur zgjat lindja ka më shumë rreziqe për bebin dhe për të evituar këto komplikacione, obstetrit vendosin të ndërpresin epiduralen. Rezultatet e kërkimit treguan se me epidurale ose pa epidurale kohëzgjatja e lindjes është 52 minuta për gratë që iu administrua epiduralja dhe 51 minuta për ato që morën sol fiziologjik. Shihet një diferencë prej 3.3%. Nuk ka asnjë efekt mbi shëndetin e bebit, normën e lindjeve natyrale, pozicionin e bebit dhe të gjitha ato që lidhen me mirëqënien e tij. Testet u ndërprenë në 38 raste, 21 me epidurale dhe 17 me sol fiziologjik për komplikacione të ndryshme. Siç ishte parashikuar gratë që nuk administruan epiduralen patën një lindje më të dhimbshme.

“Nuk pamë efekte negative, analgjezia epidurale gjatë fazës së dytë të lindjes meriton më shumë studime plotësuese”, – komentoi udhëheqësi i kërkimit, Philip Hess, drejtor i shërbimit të anestezisë obstetre dhe profesor i asociuar në Shkollën e Mjeksisë në Harvard. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button