Shkence

Fundi i Sistemit Diellor

Screen Shot 2016-06-12 at 14.48.36Ylli ynë nuk është i destinuar që të shpërthejë si një supernova, duke i “dëbuar” në hapësirë planetët e vet. Nuk është aq i madh. Por kur ai të djegë më në fund sasinë e hidrogjenit që ka, pas 6 milionë vitesh, sfera e madhe e plazmës së nxehtë në qendër të sistemit tonë diellor do të bëhet kaq e fryrë dhe e shndrritshme, saqë do ta ndryshojë një herë e përgjithmonë fqinjësinë tonë kozmike.

Ashtu si shumica e yjeve, dielli është i ndërtuar kështu: në qendër të tij shkrirja bërthamore prodhon energji duke e konvertuar hidrogjenin në helium. Pasi i gjithë hidrogjeni të jetë konsumuar, një shtresë hidrogjeni përreth bërthamës do të ndizet, dhe nxehtësia shtesë që do të prodhohet do të arrijë të kapërcejë edhe pengesën e gravitetit, që e pengonte diellin të “fluturonte”.

Rezultati është një gjigand i kuq: një diell i fryrë, mijëra herë më i shndritshëm se sa është tani, shtresat e jashtme të të cilit do të përthithin planetët më pranë tij. Në kulmin e shkëlqimit, rrezja e tij do të shtrihet pak më tej se sa orbita aktuale e Tokës.

E megjithatë, një pjesë e planetit blu mund të shpëtojë disi. Teksa dielli fryhet, ai do të humbasë deri një të tretën e masës në një erë të jashtme thërrmijash të ngarkuara. Bashkë me to do të ikë dhe një pjesë e tërheqjes së tij gravitacionale, duke lejuar kështu kometat, asteroidët dhe planetet që të migrojnë në orbita më të gjera.

Për planetët më pranë tij, do të jetë një garë me kohën. “Mërkuri, Venusi dhe Toka do të përpiqen t’i ikin Diellit, teksa ai bëhet më i madh”, thotë Dimitri Veras i Universitetit të Uaruikut në Koventri. Mërkuri dhe më pas Venusi pothuaj me siguri do të humbasin, teksa të dy do të përthithen në atmosferën e zmadhuar të Diellit dhe do të bëhen copë prej forcave të valëve.

Fati i Tokës është më pak i sigurtë. Teksa planeti largohet, ai do të goditet prej valëve të shtresave të jashtme të Diellit. “Eshtë e vështirë shumë të parashikosh”, thotë Veras. Sërish, edhe ajo pak jetë që mund të ketë mbetur, do të jetë në telashe: po ato valë që e shtyjnë Tokën për nga vetja do të “ziejnë” pjesën e brendshme të saj, duke shkaktuar shpërthime vullkanike.

Të gjithë planetët përtej Tokës duhet të mbijetojnë, por atmosferat e tyre do të transformohen. Dielli ynë i superngarkuar do të bëjë kërdinë në rripin e asteroidëve, thotë VEras. Kur drita e diellit godet asteroidët, ata lëvizin gjithmonë e më shpejt, dhe shumë prej tyre do të pësojnë efekte centrifugë. Reja Oort, një popullsi e madhe objektesh të akullt në skajet e sistemit diellor, do të largohet dalëngadalë drejt hapësirës ndëryjore.

Ka një gjë të mirë që mund të ndodhë: Dielli plak do të jetë kaq i shndritshëm, saqë rajonet e ftohtë në skaje të sistemit tonë diellor, duke përfshirë brezin Kuiper ku qëndron Plutoni, mund të bëhen miqësorë ndaj jetës. Por shansi do të ikë shpejt.

Pas 800 milionë vitesh si një gjigand i kuq i fryrë, dielli do të tkurrent deri në 11 herë m i madh se përmasa e sotme dhe pastaj do të fryhet sërish.

Në fund, atmsfera e tij do të “shpërthejë” duke lënë vetëm një bërthamë të shndritshme: një xhuxh i bardhë. Prushi yjor do të kristalizohet dhe ftohet, duke e lënë edhe një herë në ngricë brezin e Kuiperit. /NewScientist – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button