Bota

Fundi pa lavdi i Mugabes

Unë Robert Gabriel Mugabe, në kushtet e seksionit 96 të Kushtetutës së Zimbabve, konfirmoj formalisht dorëheqjen time, menjëherë!” – pohoi diktatori në një letër të lexuar nga kryetari i parlamentit, në mes të presioneve të opozitës dhe forcave të armatosura që kërkonin dorëheqjen e tij. Ky vendim i jep fund mandatit 37 vjeçar dhe të vetmit lider ekzekutiv që ka patur ndonjëherë Zimbabve që nga pavarsia. Jacob Mudenda, zëdhënësi i parlamentit lexoi njoftimin ndërkohë që ligjvënësit debatonin një mocion censure kundër tij. Njoftimi u shoqërua me ovacione të të pranishmëve.

Mugabe 93 vjeç, kishte humbur mbështetjen e partisë që e themeloi përmes ndërhyrjeve ushtarake. Forcat e armatosura mbanin nën arrest shtëpie presidentin dhe urdhërat për dorëheqje vinin nga vetë partia. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button