Një herë një fermer humbi orën e tij të çmuar ndërsa po punonte në hambar. Të tjerëve mund t’u dukej si një orë e zakonshme, por për fermerin ajo kishte një vlerë shumë të madhesentimentale. Pasi kërkoi për shumë kohë vetë lart e poshtë në mesin e barit të thatë, fermeri plak u lodh.
Por nuk donte kurrsesi të hiqte dorë nga kërkimi për orën e tij. Prandaj kërkoi ndihmën e një grupi fëmijësh që po luanin jashtë hambarit. Ai i premtoi një shpërblim të mirë atij në para atij që do ta gjente orën e tij të dashur. Pasi dëgjuan për shpërblimin, fëmijët u futën me nxitim brenda në hambar, dhe të gjithë nisën të rrëmonin mbi pirgun me bar.
Pasi kaloi më shumë se një orë, disa nga fëmijët u lodhën dhe u dorëzuan. Kaluan disa minuta të tjera, dhe numri i fëmijëve që po kërkonin orën u pakësua, dhe në hambar kishin mbetur vetëm disa fëmijë të lodhur, që ishin gati të largoheshin.
Në ato kushte edhe fermeri i moshuar i humbi shpresat se do ta gjente orën e tij, ndaj ndërpreu kërkimin. Kur po bëhej gati të mbyllte derën e hambarit, iu afrua një djalë i vogël, i cili i kërkoi fermerit t’i jepte një mundësi tjetër. Fermeri nuk donte të humbiste asnjë shans për të gjetur orën, ndaj e la djalin e vogël në hambar.
Pas minuta më vonë vogëlushi doli prej andej me orën në dorë. Fermeri u befasua, dhe shumëi lumtur e pyeti djalin e vogël se si ia doli ta gjente orën ndërsa të gjithë, përfshirë edhe atëvetë, kishin dështuar. Vogëlushi u përgjigj: “Ndërsa të tjerët po kërkonin unë u ula në një cep të hambarit, duke u përpjekur të dëgjoja tik-takun e orës. Në heshtje, ishte shumë më e lehtë ta dëgjoje atë dhe ta nisja kërkimin andej nga vinte zhurma”.
Fermeri ishte i kënaqur që e gjeti orën, dhe e shpërbleu djalin e vogël siç kishte premtuar.Morali i historisë:Një mendje e qetë mund të mendojë më mirë se sa një mendje e mbingarkuar. Ndaj herë pas here, qëndroni disa minuta në heshtje. Ndonjëherë gjithçka që duhet të bëni është të relaksoheni dhe të dëgjoni.