Your Life

Fuqia e një përqafimi

Të gjithë kemi dëgjuar për fuqinë e dashurisë nëpër përralla, apo nëpër histori si ajo e Harry Potter ku dashuria e Lily Potterit për të birin ishte aq e fortë, saqë t’i shpëtonte atij jetën dhe të mundte magjistarin më të lig të kohës. Por me sa duket, fuqia e dashurisë nuk haste vetëm në përralla.

Ajo është vënë re edhe në një rast mjekësor në SHBA në vitin 1995. Dy binjaket e shtetasit amerikan Paul Jackson lindën 12 javë përpara kohe në spitalin UMass Memorial, me një peshë shumë të ulët. Infermierja u përcolli lajmin se vërtet binjakët lindën pa probleme, por që në 42-78 orët e ardhshme gjithçka mund të ndryshonte.

Për fat të mirë gjendja e binjakeve rezultoi normale edhe pas tri javësh, derisa një ditë, Brielle, njëra nga binjaket, filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje. Niveli i saj i oksigjenit ra dhe rrahjet e zemrës nisën t’i shtoheshin. Ajo filloi të merrte një ngjyrë blu cianotike.

Në atë moment, infermierja Gayle Kasparaian u kërkoi prindërve të bënte diçka që nuk ishte bërë më parë, diçka që do të ndryshonte shumë koncepte të mjekësisë amerikane deri në atë periudhë. Ajo vendosi në inkubatorin e Brielle, binjaken e saj më të shëndetshme, Kyrie, në mënyrë që të realizohej midis tyre kontakti me lëkurë, i njohur tashmë në mjekësi si “Kujdesi i kangurit”.

Në shumë pak sekonda, Kyrie hodhi krahun e saj mbi supin e motrës dhe shenjat vitale të Brielle, së bashku me ritmin e frymëshkëmbimit, filluan të stabilizoheshin.

“Kur unë vendosa Kyrie pranë Brielle, rezultati ishte mahnitës. Ajo menjëherë u qetësua. Ritmi i rrahjeve të zemrës së saj u normalizua dhe ngjyra e saj ndryshoi”, tha infermierja e tyre në atë kohë.

Normalisht më pas ato u ndanë për shkak të frikës se mund të merrnin infeksione, por rezultati i atij përqafimi ishte historik dhe ndryshoi edhe disa nga principet e mjekësisë së kohës. Binjaket u rritën të shëndetshme dhe tani janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button