Bota

“Furtuna Flynn” / Këshilltari për Sigurinë Kombëtare jep dorëheqjen. Mediat: “Ishte i shantazhueshëm nga rusët”

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali në pension Michael Flynn, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është transmetuar nga CNN duke cituar burime të mirëinformuara. Flynn u vu në qendër të kritikave, pas zërave për një bisedë me ambasadorin rus në SHBA, e cila kish ndodhur para vendosjes së administratës Trump, gjatë të cilës ai kish folur për sanksionet ndaj Moskës. Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Joseph Keith Kellogg, Jr. si këshilltarin e tij të përkohshëm të sigurisë kombëtare, pas dorëheqjes së Michael Flynnit. Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë.

Që tani po përmendet emri i David Petraeus mes kandidatëve për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare. Janë disa media amerikane që e bëjnë të ditur, duke cituar burime të mirëinformuara. Sipas CNN, Petraeus do të takohet me Trupin në Shtëpinë e Bardhë, në orët e ardhshme.

Tensioni ishte i pranishëm prej ditësh, përshkallëzimi ndodhi në disa orë, deri sa u bë e pashmangshme: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje. Por kishte orë që dihej se një gjë e tillë do të ndodhte. Në fillim kritikat, më pas fërkimet në ëest ëing, dhe dalja e lajmeve. Deri tek zbulimet e Uashington Post: në mbremje, duke cituar burime zyrtare anonime, gazeta shkruante se administrata Trump ishte paralajmëruar prej kohësh për vulnerabilitetin e mundshëm të Flynnit, që pas atyre bisedave me ambasadorin rus në SHBA, ishte bërë “i shantazhueshëm” nga Rusia. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button