Shkence

Fusha magnetike e Tokes po ndryshon (foto)

Një varg fotosh me rezolucion të lartë, që i kanë bërë satelitët ESA të Swarmit, zbulojnë se në fushën magnetike që mbron planetin tonë, kohë më parë kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Satelitët Swarm të lëshuar në orbitë në nëntor të vitit 2013 ofrojnë një pamje të re në funksionimin e ndërlikuar të fushës magnetike të Tokës, e cila na mbron nga “bombardimet” e radiacionit kozmik. Matjet gjatë gjashtë muajve të fundit konfirmojnë trendin e përgjithshëm të dobësimit të fushës, ndërsa rënia më e madhe forcës së saj vihet re në hemisferën perëndimore. Ndërsa në pjesët e tjera, siç është jugu i Oqeanit Indian, fusha magnetike nga janari e këndej është forcuar. Matjet e fundit po ashtu vërtetojnë zhvendosjen e fushës magnetike të veriut nga Siberia. Këto ndryshime mbështeten në sinjalet magnetike nga zemra e Tokës. Gjatë muajve të ardhshëm shkencëtarët do të analizojnë të dhënat, me qëllim që të zbulojnë edhe faktorë të tjerë që kanë shkaktuar këto ndryshime. Kjo do të bëjë të mundur të kuptohen shumë procese natyrore, nga ato që zhvillohen në vetë zemrën e planetit tonë deri te ato nxiten nga aktivitetet solare.  “Rezultatet fillestare janë dëshmi e forcës së Swarmit”, thekson Run Flobergagen, menaxher i Agjencisë Kozmike Europiane Swarm. Ato janë prezantuar në mbledhjen e tretë shkencore Swarm në Kopenhagë.

 

fusha 3 fusha 2 fusha 1

Leave a Reply

Back to top button