Enciklopedike

Gabime trashanike të shkencës: Sulmi i Venusit!

Screen Shot 2015-07-16 at 00.14.31Në 1950, Immanuel Velikovsky botoi “Botë drejt përplasjes”, një libër që ngrinte pretendimin e ngjarjeve historike kataklizmike të shkaktuara nga një kometë e hallakatur. Një psikanalist, Velikovsky përmendte librin e Joshuas në Testamentin e Vjetër, ku thuhet se si Perëndia ndali Diellin nga lëvizja në qiell. Carja e Detit të Kuq nga Moisiu, pretendonte Velikovsky, mund të shpjegohet prej tërheqjes gravitacionale të Kometës. Ai hodhi teorinë që në vitin 1500 para Krishtit, Jupiteri lëshoi një masë materiali planetar që mori formë komete përpara se të shndërrohej në Planetin Venus. Velikovsky ishte njëri në një linjë të gjatë katastrofistësh, mbështetës të teorisë që janë kataklizmat e papritura shpesh herë në formë planetesh që kanë shkaktuar shfarosjet në masë, apo formimin e tipareve gjeologjikë. Libri i tij është i njohur jo aq shumë për shkak të teorive të tij, sesa për shkak të popullaritetit dhe jetëgjatësisë. Një bestseller i New York Times për 11 javë, ai mund të gjendet në raftet e shkencës në librari edhe sot.

“Botë drejt përplasjes” hasi në talljen e shkencëtarëve. Mes problemeve të tjerë, përbërja e Venusit dhe Jupiterit është e ndryshme, dhe energjia që kërkohet për të nxjerrë kaq shumë material do ta kish avulluar planetin që po lindte. Gjatë një debati të 1974 të sponsorizuar nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës, Carl Sagan, astronomi i njohur ishte mes panelistëve që i kundërviheshin Velikovskyt. Por sulmet mund ta kenë forcuar pozicionin e tij; për shumë njerëz ai ishte i vogli që i kundërvihej establishmentit të shkencës. Idetë e Velikovskyt dukeshin radikale një gjysmë shekulli më parë – shumica e astronomëve besonin se ndryshimet planetare ndodhnin me një ritëm të ngadaltë dhe konstant. Ata që kanë mbetur nga mbështetësit e tij përmendin impaktin e asteroidëve të 65 milionë viteve më parë që shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve. /The Smithsonian – BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button