Enciklopedike

Gabime trashanike të shkencës: Toka është e zbrazët

Screen Shot 2015-07-15 at 14.52.11Imagjinoni Tokën si një top të zbrazët me nga një të hapur në çdo pol. Në sipërfaqen e brendshme ka oqeane dhe kontinente, ashtu si dhe në atë të jashtme. Kjo është toka siç e shihte Kapiten John Cleves Symmes, një veteran amerikan i luftës së 1812. Ai i ra përreth Amerikës në 1820 duke dhënë leksione për Tokën e zbrazët si dhe duke i bërë thirrje Kongresit të financonte një ekspeditë në pole. Ai shpresonte që sipërfaqja e brendshme e Tokës do të eksplorohej dhe do të vendosej tregtia me banorët e saj.

Kjo teori nuk ishte krejt e re – ideja e hapësirave brenda tokës ishte sugjeruar nga mendimtarë të lashtë si Aristoteli, Platoni dhe Seneka. Shpellat dhe Vullkanet mbështesnin këtë teori, dhe kultura është e mbushur me rrëfime dhe legjenda për qytetërime të fshehur poshtë kores.

Në vitin 1691, për të shpjeguar variacionet në polet magnetikë të Tokës, astronomi Sir Edmond Halley i njohur më së miri për përllogaritjen e lëvizjes së një komete të shndëritshme, propozoi një Tokë të zbrazët që përbëhej nga katër sfera koncentrike. Pjesa e brendshme duhet të jetë e ndriçuar dhe e banuar, tha ai; ideja e Krijuesit që nuk kish arritur të popullonte tokën dhe të siguronte dritë popullsisë dukej e pamendueshme. Halley thoshte se hapësira e brendshme ndriçohej nga një substancë që jepte dritë dhe tha se aurora borealis shkaktohej nga dalja e saj mbi kore në pole.

Për ta bërë një ide të çuditshme edhe më të çuditshme, Cyrus Teed, një fizikan, alkimist dhe eksperimentues me elektricitetin i shekullit 19, konkludoi se bota ishte jo vetëm e zbrazët, por edhe që në sipërfaqen e brendshme të saj jetonin qenie nejrëzore. Ai e pati këtë ide në 1869 kur një vizion ëngjëllor i tha (pasi kish rënë në gjendje shoku pas një eksperimenti) se Teed ishte Mesiah. Sipas ëngjëllit, Dielli dhe trupat e tjerë qiellorë ngriheshin dhe uleshin brenda tokës së zbrazët falë një atmosfere që përthyente dritën në zonat ekstreme. I gjithë kozmosi, pretendonte ai, ishte 8000 milje në diametër. Teed e ndryshoi emrin e tij në Koresh, krijoi kultin e tij, Koreshaniti dhe ndërtoi një ndërtesë për ndjekësit e tij, 250 vetë, në jugperëndim të Floridës./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button