Shkence

Galaktika Herkuli A

Screen Shot 2016-02-17 at 10.03.08

Në qendër të Herkuli A (ose 3C 348) ndodhet një vrimë e zezë gjigande me masë prej 2.5 miliardë djejsh! Kjo është 1.000 herë se sa vrima me e madhe e Rrugës së Qumështit, dhe që gjeneron sasi masive plazme, që e errësojnë galaktikën shumë më të vogël që gjendet aty pranë. Duke u zgjeruar 1.5 milion vite-dritë në hapësirë, ajo lë në hije shumë galaktika të tjera dhe sidomos Rrugën e Qumështit, e cila është rreth 15 herë më pak mbresëlënëse.

Energjitë e përfshira janë marramendëse:vrima e zëze qëndrore, prodhon një miliardë herë më shumë energji se sa Dielli ynë tek valët e radios. Ajo është e mjaftueshme për ta bërë Herkulin A, një nga burimet më të zgjuara të burimeve të valëve radiofonike. Rrezja e vjollce-kuqe është një shkrirje e plazmës, grimcave subatomike, dhe fushës magnetike që lëviz me një shpejtësi relative (e afërt me atë të dritës).

Cepat e skajeve të jashtme, sugjerojnë ekzistencën e shumë shpërthimeve të mëparshme. Mjerisht, kjo është e padukshme për syrin lakuriq. Lobet e valëve radiofonike janë të dukshme vetëm tek imazhet e përbëra, të cilat janë prodhuar nga një kombinim i të dhënave të dukshme lehtësisht nga Teleskopi habëll. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button