Samsungu raportohet se është duke menduar që pajisja e ardhshme, Galaxy Note, të vijë me ekran të lakuar sikurse telefoni i fundit i kompanisë, Galaxy S6 Edge. Kjo besohet se vjen pasi që Galaxy S6 Edge ka marrë kritika të mira nga njerëzit që përdoruesit e telefonave të mençur. Deri tani ky telefon po konsiderohet si telefoni më i mirë në vitin 2015. Një zyrtar nga Samsungu ka thënë se Samsungu është duke menduar seriozisht në “kopjimin” e stilit të Galaxy S6 Edge për Galaxy Noten e ri. Megjithatë, ai nuk ka treguar nëse pajisja do të vijë në dy versione sikurse Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, apo në versionin e vetëm me ekran të lakuar në skaje. Galaxy Note i ri pritet të lansohet në muajin shtator.
1 minute read