Kinema & TV

“GAME OF THRONES” / Kush do të jetojë? Kush do të vdesë? Dhe çfarë ka ndodhur vërtetë me John Snown?

Sezoni i gjashtë i Game of Thrones është i mbushur me seks, kthesa të fshehta, hakmarrje, dhe beteja të përgjakura.

Screen Shot 2016-04-18 at 22.35.44

Nuk ka mikpritje heroi për Jaime Lannister (Nicolaj Coster-Ualdau) kur rikthehet në Uesteros, në premierën kaq të shumëpritur të “Game of Thrones”. Kalorësi dikur krenar i njohur si Vrasësi i Mbretit ka dështuar në misionin e tij për të rikthyer të sigurtë në shtëpi Myrcellan (Nell Tiger Free) – produkt i marrëdhënies së tij të incestit me motrën binjake Cersei (Lena Headey). Vajza e vogël është shtrirë e pajetë përpara tij, e helmuar prej armiqve të klanit gjithnjë e më të dobët të Lannisters.

“Faji i Jaimet është shumë i madh”, thotë Coster-Ualdau gjatë një pushimi të xhirimeve, në kështjellën e errët të Shane Castle në Irlandën e veriut. “Ai e dashuron Cersein. Dhe nuk ka asgjë më të keqe se sa të shohësh në dhimbje, dikë që e dashuron. Ti bën gjithë sa mundesh për t’ia lehtësuar. Ky është fokusi i Jaimet këtë sezon. Dashuria dhe besnikëria e shtyjnë përpara”.

Dhe ato e shtyjnë drejt hakmarrjes. Në bodrumin e errët, binjakët Lannister planifikojnë që të shkatërrojnë fondamentalistët fetarë që kanë marrë pushtetin, duke nisur nga udhëheqësi i tyre, Shigjeta e Lartë (Jonathan Pryce). “Cersei po bën plane të ringrihet”, thotë Headey. “Ajo është…

[real3dflipbook id=”1087″]

Screen Shot 2016-04-18 at 22.35.16

Screen Shot 2016-04-18 at 22.34.49 Screen Shot 2016-04-18 at 22.34.18

Leave a Reply

Back to top button