Kinema & TV

“Game of thrones” / Lajmet për vdekjen e Jon Snow ishin të ekzagjeruar

Screen Shot 2016-05-14 at 10.52.25 AMPas disa muajsh spekulime, Jon Snow u rikthye në tokën e të gjallëve këtë muaj, kur Komandanti i Rojeve të Natës u ringjall për mrekulli prej magjistricës Melisandër, në episodin e dytë të sezonit të gjashtë të “Game of thrones”.

Që kur personazhi u qëllua për vdekje nga sivëllezërit e tij tradhëtarë, aktori Kit Harington kishte pretenduar se personazhi më i preferuar i serisë kishte vdekur një herë e mirë. 29-vjecari u shfaq madje edhe në Shfaqjen e Jonathan Ross në prill, ku iu nënshtrua një testi të të vërtetës, ku këmbëngulte se nuk do të rikthehej.

Me sa duket, Harington na e ka hedhur të gjithëve. Atëherë, si ndihesh të riktheheshnë Kështjellën e Zezë dhe si na ka mbajtur kaq gjatë në ankth? Në këtë intervistë ofron disa të vërteta.

A e shijove ruajtjen e të fshehtës?

Në fillim mendova që do të ishte argëtuese. Por më është dashur të gënjej shumë miq të ngushtë, si dhe pjesëtarë të grupit që punojnë me serinë. Sa më shumë zgjaste, aq më shumë ndieja se po i tradhëtoja. Kështu që përfundova që, dalëngadalë, t’ua zbuloja pak e nga pak sekretin. Doja t’u kërkoja ndjesë të gjithëve që i kam gënjyer.

A e “hëngri” ndonjë prej aktorëve të tjerë?

Sophie Turner (e cila luan Sansa Stark) më shkruajti një letër të gjatë ku më thoshte që ishte kënaqur vërtetë shumë që kishte punuar me mua – dhe unë e kam ende. Kjo më bëri të qesh. Por Liam Cunningham (i cili luan Davosin) nuk e besoi që në fillim!

A ju befasoi reagimi i fansave, atëherë kur u duk se Jon nuk do të rikthehej?

Më pëlqen që njerëzit u mërzitën shumë nga fakti që ai vdiq. Mendoj se frika ime më e madhe ishte se njerëzve nuk do u bëhej vonë, apo do të thonin, “Dakord, Jon Snow ka vdekur”. Por mua mu duk se njerëzit kishin një farë keqardhje – e ngjashme me episodin e Martesës së Kuqe. Kjo nënkuptonte se ajo që unë po bëj, apo ajo që seria po bën, për Jonin, është e duhura.

Si e ruajtët sekretin kur u kthyet të filmoni?

Askush nuk lejohej të thoshte “Jon Snow” gjatë xhirimeve, asnjëherë. Të gjithë duhej të më referoheshin si LC (Lord Commander).

Po tani? A është ky një sezon i madh për Jon Snown?

Po, është një sezon vërtetë i madh – është sezoni më i madh deri tani. Këtë ma thanë atëherë kur më thanë edhe që do të rikthehesha. Edhe kjo ishte gjë e madhe për t’u mësuar.

Melisandra ka një prekje magjike

Screen Shot 2016-05-14 at 10.53.19 AM

Rikthimi i John Snowt në jetë ka gjithashtu një pasojë të madhe për Melisandrën, magjistricën e kuqe që punoi me magjinë mbi kufomën e tij. “Ajo rifiton një pjesë të besimit tek vetvetja”, thotë Carice van Houten. “Melisandra nuk beson se është ajo që e bën magjinë. Ajo beson se është dicka më e madhe, që e mundëson ta bëjë”. Megjithatë, skena e ringjalljes së 39 vjecarit pothuaj e shpie aktoren holandeze në pikën e shpërthimit. “Kit Harington është një djalë i ëmbël, por ishte një ditë e gjatë. Pastrova trupin e tij, nuk e di, 55 mijë herë. Deri në pikën që thashë: “A mund të zgjohet ky tani?” /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button