Bota

Gaz dhe gjeopolitikë / Turkish Stream, lamtumirë apo mirupafshim?

 

Raportet ekonomike midis Rusisë dhe Turqisë janë ftohur pas rrëzimit të avionit rus nga ana e një gjuajtësi turk, midis pasojave të para është pezullimi i projekteve energjetike të mëdha midis dy vendeve, Turkish Stream dhe centrali i parë bërthamor i vendit, Akkuyu Nuclear Power Plant në Buyukeceli

Screen Shot 2016-01-04 at 08.48.48

Siç e dimë, Turqia ka rrëzuar një avion ushtarak rus, që sipas autoriteteve turke kishte shkelur hapësirën ajrore të saj. Në momentin e parë reagimi turk ka qenë mjaft i ashpër (asnjë kërkesë falje drejtuar Rusisë), pastaj është zbutur, me argumentin se turqit nuk e kishin kuptuar se bëhej fjalë për një avion ushtarak rus. “Në vend që të kërkojnë që ta zgjidhin seriozisht problemin, në mënyrë që gjëra të tilla të mos ndodhin më, përpiqen që të gjejnë justifikime pak të qarta dhe deklarojnë se nuk e kanë asnjë arsye për të kërkuar falje”, ka shpjeguar Presidenti Vladimir Putin, duke shtuar se Rusia informon koalicioni e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara për sa u përket vendeve të zhvillimit të operacioneve ruse. “Nisemi nga presupozimi se Turqia i përket këtij koalicioni dhe se duhet ta dijë se cila është zona e veprimit të aviacionit rus. Kush tjetër do të duhej të ishte aty? …

[real3dflipbook id=”788″]

Leave a Reply

Back to top button