Bota

“Gërmimet” e CNN-it: Donald Trampi sipas Donald Trampit

Screen Shot 2016-04-04 at 11.49.22

Nga Skot Glavër dhe Mevi Restën

CNN

Ai e cilëson veten një anëtar “fatlum të klubit të spermës” (grupim biznesmenësh). Ai nuk i beson askujt, dhe vendos një çmim ndaj hakmarrjes. (“Nëse nuk e kuptoni, jeni thesht një budalla!”). Ai e trajton çdo që merr “si një dashnore”, disa herë duke menduar me kokën e tij, herë të tjera me pjesët e tjera të trupit të tij, pasi kjo i kujton “qëndrimin në kontakt me impulset e mia themelore”.

Dhe për të bërë zgjedhje kreative, ai shkruan: “Unë përpiqem të zbrapsem dhe kujtoj reagimin tim të parë të cekët. Ditën që e kuptova mund të jesh i zgjuar edhe duke qenë i cekët, ishte për mua një përvojë e madhe”.

Kjo është mënyra sesi Donald Tramp e sheh veten dhe botën. CNN shqyrtoi mijëra faqe libra, fjalime, profile dhe transkriptet të intervistave televizive të 3 dekadave të fundit, për të ndërtuar një portret të bazuar tërësisht në fjalët e vetë kandidatit republikan për president. Të marra së bashku, fjalët e tij ofrojnë informacione të mëtejshme mbi stilin e udhëheqjes së miliarderit të shndërruar në politikan, kandidatura e jashtëzakonshme e të cilit ka elektrizuar dhe në të njëjtën kohë revoltuar pjesë të mëdha të elektoratit.

Kandidati republikan ka fyer vazhdimisht kundërshtarët e tij, sulmuari gazetarët dhe përbuzur statuskuonë. Ai i ka besuar instinkteve të veta, refuzuar…

[real3dflipbook id=”1063″]

Leave a Reply

Back to top button