Kinema & TV

Gerry Scotti: “Jam lodhur së vdekuri. Këtë verë më vdiqën disa herë”

Preantuesi i famshëm italian, Gerry Scotti ka folur për mikrofonët e ECG, formati i drejtuar nga Roberto Arduini dhe Andrea Di Ciancio, në radion e Universitetit “Niccolo Cusano”.

Gerry Scotti ka filluar duke folur për lajmet e rreme: “Nëse njerëzit flasin mirë për mua kur jam gjallë, kush e di se sa mirë do të flasin kur të kem vdekur. Jo të gjithëve u ka ndodhur, për Totò-n, nuk është se flisnin shumë mirë kur ishte gjallë, për shembull. Me që ra fjala, kush e di sa herë më kanë bërë të vdes me lajme të rreme. Gjithmonë në verë, afërsisht rreth ditëlindjes sime, sepse është më intriguese kur vdes pranë ditës së lindjes.  Në verën e kaluar më kanë vdekur disa herë. Çdo herë vetëm sa më kanë zgjatur jetën. Ndonjëherë njerëzit e besonin dhe kjo nuk është gjë e bukur, unë qesh për të dëbuar vdekjen, por njëherë djalin im, i cili ishte me pushime në Francë, e besoi, me miqtë që i vinin rrotull dhe e pyesnin se si ndihej. Një herë tjetër, një mikja ime e dashur rrezikoi të sëmurej nga lajmi i rremë i vdekjes sime. Rreziku është se kur njëri prej nesh të vdesë vërtet, askush nuk do ta besojë dhe as nuk do të vijnë në funeral”.

Për sekretin e suksesit, Scotti ka thënë: “Sekreti që më duan kaq shumë? Nuk e di, ndoshta normaliteti im. Nuk shkëlqej në asgjë, kjo i qetëson shumë njerëzit. Do të më besonin qenin, djalin, gruan, automobilin. Pastaj nuk është e kollajtë për një të lindur në Pavia, rritur në Milano, të duhet njësoj si në Milano edhe në Romë, si në Napoli edhe në Palermo. Kjo është krenaria e madhe e popullaritetit tim. Nuk është e lehtë të të pëlqejnë kaq shumë tipa të ndryshëm”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button