Rrezikon të degjenerojë akoma më shumë situata mes Izraelit dhe Palestinës, në prag të funeralit të adoleshentit palestinez Mohammed Abu Khdair. 17- vjeçari u rrëmbye dhe u vra, ndërsa policia mendon se kjo është një hakmarrje për vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë disa ditë më parë. Edhe pse vrasja e adoleshentit palestinez u dënua nga liderët izraelitë dhe palestinezë, kjo solli përplasje të ashpra. Izraeli kreu disa sulme ajrore në Gaza mëngjesin e të enjtes, në përgjigje të militantëve islamikë, që qëlluan me raketa në drejtim të Izraelit. Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se ata kanë sulmuar 15 pika, që dyshohet se përdoren nga terroristët.
Mendohet se dhjetë palestinezë u plagosën në këto sulme. Funerali i Mohammed Abu Khdair do të mbahet pas lutjeve të mesditës. Adoleshenti u detyrua që të futej në një makinë në Jerusalemin Lindor, mëngjesin e të mërkurës. Trupi i tij u gjet më vonë, me shenja dhune. Policia ende po heton për këtë ngjarje, por dyshon se ishte hakmarrje për vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë. Izraeli thotë se adoleshentët u vranë nga Hamasi./TemA/