Analiza

Ja pse SHBA ka dështuar në promovimin e demokracisë tek vendet e tjera

 

Nuk ka asnjë mënyrë të shpejtë, të lirë, apo të bazuar tek ushtria për të sjellë paqe në vende si Afganistani, Jemeni dhe Iraku. Ka ardhur koha që ne të ndryshojmë qasjen tonë, dhe ne mund ta fillojmë këtë në shtëpinë tonë

Screen Shot 2016-04-27 at 16.11.43

Nga Stivën Uollt

Nëse jeni një Uillsonian i përkushtuar, çerekshekulli i kaluar duhet të ketë qenë mjaft dekurajues. Të bindura se demokracia liberale, qe formula e vetme e qëndrueshme politike për një botë të globalizuar, tre administratat e fundit amerikane përqafuan idealet Uillsoniane, duke e shndërruar promovimin e demokracisë në një element kyç të politikës së jashtme të SHBA-së.

Për Bill Klintonin, ishte “Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Angazhimit dhe Zgjerimit”. Për Xhorxh W. Bush, ishte “Axhenda e Lirisë” e përcaktuar në fjalimin e tij të dytë inaugurues dhe e propaganduar nga zyrtarët më të lartë si Kondoliza Rajs. Barak Obama ka qenë një Uillsonian më pak i zjartë se paraardhësit, por ky i fundit emëroi shumë internacionalistë të zjarrtë liberalë në administratën e tij, duke deklaruar: “Nuk ka të drejtë më thelbësore, se sa aftësia për të zgjedhur udhëheqësit tuaj”. Dhe ai mbështeti haptazi tranzicionin demokratik në Egjipt, Libi, Jemen dhe disa vende të tjera.

Mjerisht, një libër që pritet të publikohet së shpejti nga Leri Diamond dhe Mark Platner, sugjeron se këto përpjekje (dhe të tjera) për promovimin e demokracisë…

[real3dflipbook id=”1098″]

Leave a Reply

Back to top button