Horizonti.al

Gjarpri Ylber i Aborigjenëve

Mitet e krijimit të botës, po aq të çuditshme sa edhe Bibla

snake

 

Historisë e kreacionizmit aborigjen fillojnë me ëndrrën, kur bota ishte e zhveshur dhe e ftohtë. Gjarpri Ylber flinte nën tokë me të gjitha fiset dhe kafshët në barkun e tij. Kur ishte koha e duhur, ai doli dhe nxorrri jashtë kafshët, së bashku me tiparet e botës natyrore. Gjapri Ylber ishte krijues i ligjeve, të cilave duhet t’i binden të gjitha krijesat. Në disa variante të mitit, ai gëlltiti krijesat mizore dhe pështyu kockat e tyre për të formuar shkëmbinj dhe kodra. Në disa të tjera, ai i shpërblente ata që i bindeshin ligjit duke u dhënë formën e njeriut, ndërsa atyre që shkelnin ligjin i shndërronte në gurë.

Gjarpri Ylber quhet nganjëherë Gruaja e Vjetër, dhe ishte ajo që i mësoi njerëzit se si të siguronin ushqimin. Tek fise që besojnë se e kanë prejardhjen nga kafshët, Gjarpri Ylber thuhet se i ka dhënë secilit një totem dhe vendosur që askush të mos hajë kafshën që vetë përfaqëson. Në këtë mënyrë, ajo siguroi se do të kishte ushqim të mjaftueshëm për të gjithë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button