Your Life

Gjashtë formulat që çlirojnë potencialin e pabesueshëm të mendjes tuaj

Një studim ka treguar se njerëzit që janë të relaksuar dhe mendojnë pozitivisht, sëmuren shumë më rrallë se sa ata që janë të stresuar dhe negativë. “Proceset psikologjike luajnë një rol të rëndësishëm”, shpjegon endokrinologu Christopher Berger. Po si mund ta kthesh një pesimist në një optimist? “Sekretet” e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të lini pas krahëve mënyrën negative të të menduarit … dhe jetuarit.

Formula e 6-orëshit

Gjatë gjumit riparohen deri 50 milionë qeliza të dëmtuara. Ky lloj kujdesi ndaj qelizave shërben si një program rinimi – jo vetëm për trupin, por edhe për mendjen. Gjumi është tejet i rëndësishëm dhe vetëm shumë pak njerëzve mund t’u mjaftojnë më pak se gjashtë orë. Sa më pak gjumë që flini, aq më shumë do të bien nivelet tuaj të përqëndrimit.

Formula e 90-gradëshit

Një qëndrim i kërrusur jo vetëm reflekton mendime negative – ai i riprodhon ato. Eshtë vërtetuar se nëse qëndroni në një kënd 90 gradë me dyshemenë kur rrini drejt, kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në kthjelltësinë dhe vetëdijësimin. Psikologia Sasch Topolinski shpjegon: “Një person me qëndrim drejt jo vetëm duket me vetëbesim më të lartë, por edhe ndihet i tillë”. Kjo gjë rrit gjithashtu fuqinë mendore.

Fomula 15+

Kur qeshni, ju përdorni deri 80 muskuj. Kjo gjë stimulon neurotransmetuesit në tru, që rrisin fuqinë e vullnetit tuaj. Të rriturit e përdorin këtë mjet të paktën 15 herë në ditë, ndërsa fëmijët qeshin deri 400 herë. Por s’është e thënë të qeshësh me të madhe. Në një eksperiment, psikologu Fritz Stack u tha pjesëmarrësve të mbanin një laps mes dhëmbëve, duke i detyruar praktikisht që të buzëqeshin. Rezultati: lëvizja e fytyrës shkaktoi një reagim biokimik dhe i bëri që të qeshin. Me sa duket, trurit nuk i bëhet vonë përse po qeshni – ai do thjeshtë që ta bëni.

Formula e 3 pyetjeve

Nëse e shihni veten si një viktimë të pashpresë të fatit, do të ndiheni si të zënë në çark – sikur keni humbur kontrollin. Eshtë më mirë të fokusoheni në atë që mundeni ta ndryshoni. Duhet t’i stërvisni mendimet tuaja të paktën tre herë në ditë, me këtë pyetje: çfarë mund të bëj sot, që të përmirësoj jetën time? Mund të jetë edhe thjeshtë një shëtitje. Pasiviteti dobëson vullnetin dhe kontrolli e forcon atë, pavarësisht asaj që të sjell jeta. Shmangni fjalë të tilla si “Sa do të doja të kisha”, ose “Sa do të doja të mundja…”

Formula e 12 javëve

Për të stimuluar “vijën kimike” mes trupit dhe trurit, mendimet mund të orientohen në zona apo lëvizje të trupit. Joga është përdorur për këtë qëllim prej mijëra vitesh. Një studim i Universitetit të Calgaryt demonstroi se vetëm një ushtrim 90 minutsh për 12 javë resht, prodhoi efekte të matshme në trupat e pjesëmarrësve. Një test gjaku tregoi që telomeri, një zonë në fundin e kromozomeve, ishin më të gjatë tek ata që bënin joga. Ata shkurtohen me çdo ndarje qelize, duke ofruar kështu informacion mbi moshën e trupit. Sa më të shkurtëra të jenë, aq më e ulët jetëgjatësia e personit.

Formula e 200 milisekondave

Doktorët përdorin të ashtuquajturit reagime nervore për të forcuar mendjen dhe vullnetin. Ata stërvisin mendime “të mira”. Normalisht, njerëzit nuk janë në gjendje që të njohin rrymat në trurin e tyre – aktivitti elektrik në qelizat nervore, që shndërrohet në mendime dhe ndjenja. Ky proces e ndryshon këtë gjë: duke përdorur elektroda në kokë, rrymat e trurit maten dhe transmetohen në një kompjuter. Më pas, ky formulon përgjigjen e të dhënave – për shembull një tingull apo një imazh. Duhen afro 0.2 sekonda për një njeri që të kalibrojë një mendim. Kështu që, kur pajisja paralajmëron për një mendim negativ, pacienti mund të marrë kundërmasa. Nëse ky proces përsëritet qindra herë, truri do të mësojë të mendojë në një nivel më pozitiv. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button