Your Life

Gjashtë parime të thjeshtë të Budizmit, që nëse praktikohen përditë…

screen-shot-2016-10-01-at-9-03-44-am

Ja gjashtë parime të Budizmit, që ua ndryshojnë jetën atyre të cilët i praktikojnë përditë.

  1. Konsumo me vetëdije

Kujdes nga gjërat që fut në trupin tënd, dhe ji mirënjohës për vlerat ushqyese që ofrojnë ushqimet e mira. Mendohu me kujdes para se të blesh objekte materiale. Pyet veten nëse është vërtetë një gjë që ke nevojë, apo thjeshtë një dëshirë kalimtare. Merr frymë thellë dhe shih nëse frymëmarrja të mjafton. Kushtoji vëmendje efekteve të mediave që konsumon. A po të ndihmon të rritesh apo të mësosh? Apo është thjeshtë një shpërqëndrim, apo formë arratie prej realitetit? A ta shkatërron vetëdijësimin e momentit?

2. Ndalu. Merr frymë. Dëgjo

Mendoji me kujdes fjalët që thua. Kur ndihesh i detyruar të flasësh në një takim apo diskutim, bëj një pauzë. A do të bëjnë dëm fjalët e tua, apo do të ushqejnë dashuri? Merr frymë thellë para se të hysh në shtëpi, në vendin e punës apo në shkollë. Duhet që në fillim të zgjedhim që të shohim se cfarë ka të pranishme, para se të bëhemi rehat me ekzistencën e saj. Dëgjo njerëzit që takon. Nëse u flasim të tjerëve dhe dëgjojmë kur ata flasin, ne krijojmë mundësinë e simpatisë së ndërsjellë, mirëkuptimit dhe tolerancës.

3. Praktiko mirënjohjen

Kushtoji vëmendje gjërave që i ke. Praktikimi i mirënjohjes të shpie në një përvojë të drejtpërdrejtë të të qëit i lidhur me jetën, dhe vetëdijësimit se ka një kontekst më të gjerë ku shpaloset historia jote personale.

Ji njësoj mirënjohës për mundësitë dhe sfidat. Praktika e mirënjohjes nuk është aspak mohim i vështirësive të jetës. Ne jetojmë në kohëra të trazuara, dhe nuk ka dyshim që ke përjetuar shumë sfida, pasiguri, dhe zhgënjime. Kuptimi që përfton nga praktikimi i mirënjohjes të cliron nga të ndjerit i humbur apo i identifikuar, ose me aspektet negative, ose pozotive të jetës. NDaj me të tjerët gëzimin, jo negativitetin. Mëso të gëzosh nga fati i mirë i të tjerëve dhe lumturia jote shumëfishohet – është kura më e mirë ndaj zilisë.

4. Kultivo dhembshurinë dhe mirësinë

Shiko ku ka nevojë për ndihmë dhe nxito të ndihmosh. Vepro pa egoizëm për të zbutur vuajtje kudo ku i sheh. Mendo thellë për pikëpamjet e të tjerëve. Viji re reagimete  tua me një interes të sinqertë. Nëse e kemi të vështirë të dëgjojmë me dhembshuri dhe durim lëndimet e të tjerëve, atëherë është pothuaj e sigurtë që kjo ndodh sepse nuk kemi qenë në gjendje të rrijmë dhe dëgjojmë zemrën tonë kur qan.

Puno për paqen në shumë nivele.

5. Zbulo urtësinë

Kultivo “nuk e di” (=kuriozitet). Me urtësinë ne bëhemi më të mirë në zgjidhjen e problemeve në jetët tona dhe jemi në gjendje t’u ofrojmë këshilla të tjerëve. Kështu që, dija e konvertuar në urtësi sjell lumturi. Bëhu i hapur për gjithcka që del, në cdo moment. Mendja mund të fokusohet në shumë drejtime: të kaluarën, të tashmen, të ardhmen, idetë abstrakte apo zgjidhjen analitike të problemeve. Të gjithë format e mendimit kanë një rol të dobishëm. Përpiqu të prioritizosh vetëdijësimin për të tashmen. Kultivo aftësinë që të sintonizohesh në pamjet, tingujt, ndjesitë fizike, mendimet dhe emocionet që po ndodhin në momentin e tanishëm.

6. Prano ndryshimet konstante

Ndryshimi është e vërteta e pamohueshme e ekzistencës sonë. Ajo që është e vërtetë është momenti ekzistues, e tashmja që është produkt i të kaluarës, apo si rezultat i shkaqeve dhe veprimeve të kaluara. Për shkak të injorancës, një mendje e zakonshme i sheh të gjitha si pjesë e një realiteti të vazhdueshëmPor në të vërtetë, nuk janë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button