Your Life

“Gjëja më e vështirë që mund të kalosh, është të shohësh dikë që do, të dojë dikë tjetër”

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të Megan Fox.

“Unë besoj se çdo ndërveprim është një akt fati në njëfarë mënyre. Ne duhet të ndërveprojmë me të tjerët, të marrim eksperienca maksimale dhe të mësojmë leksionet që duhet të mësojmë”.

“E di se çfarë të nevojitet të ndjesh si një femër, jo thjesht të ndihesh rehat, por edhe e fuqishme”.

“Duhet të mbash tre gjëra të fshehta: të ardhurat, jetën personale dhe lëvizjen e radhës”.

“Kur ndalon së ndjekuri gjërat e gabuara, ti u jep një shans gjërave të duhura të të arrijnë”.

“Përkufizimi im për bukurinë lidhet me thjeshtësinë, elegancën dhe sensualitetin. Kur një femër është në harmoni me veten dhe i njeh vlerat e saj, shndrin në mënyrë natyrale. Feminiteti nuk varet nga çfarë vesh apo nga mënyra se si dukesh. Është një qëndrim”.

“Gjëja më e vështirë që mund të kalosh, është të shohësh dikë që do, të dojë dikë tjetër”.

“Shumica e njerëzve duan të të shohin të dështosh, duan të shohin të lënduar. Asgjë nuk i kënaq më tepër se sa të shohin më të mjerë se vetja. Kjo është ëndrra e çdo personi që të urren”.

“Askush nuk lodhet duke dashur. Ama çdokush lodhet duke pritur, duke supozuar, duke dëgjuar gënjeshtra dhe duke u lënduar”.

“Sa më shumë t’i tregosh një personi se nuk jeton dot pa të, aq më shumë mundësi i jep që të të marrin si të mirëqenë se nuk do të largohesh kurrë prej tyre”.

“Qëndro larg njerëzve që të bëjnë të ndihesh, sikur nuk e meriton të të duan”.

Back to top button