Horizonti.al

Gjenden mbetjet e një mumjeje, në një sarkofag që kishte 150 vjet në muze

Në këtë rast nuk është e nevojshme të shkosh në Egjipt për të zbuluar një mumje, ato mund të gjenden më afër nga sa mund të imagjinohet. Kjo ka ndodhur pikërisht në “Nicholson Museum of Sidney”, në Australi, ku kanë gjetur mbetjet  e një mumje në brendësi të një sarkofagu që ndodhej aty për 150 vite dhe që e gjithë bota e konsideronte bosh. Zbulimi i këtij sarkofagu ndodhi në vitet 1860, por që nuk zgjoi shumë interes tek elita e egjiptologjisë së asaj kohe. Nuk iu dha shumë rëndësi dhe për këtë arsye u klasifikua gabimisht bosh. Ajo që u gjet në brendësi ishin 10% të mbetjeve të një trupi njerëzor. Besohet me siguri të plotë të jenë mbetjet e një priftëreshe 2500 vjeçare të quajtur Mer-Neith-it-es. Ky lloj statusi dhe mungesa e objekteve të sarkofagut të bën të mendosh se është plaçkitur në një moment të caktuar në të kaluarën. / horizonti.al

https://horizonti.al/2018/04/02/gjenden-mbetjet-e-nje-mumjeje-ne-nje-sarkofag-qe-kishte-150-vjet-ne-muze/

 

Leave a Reply

Back to top button