Your Life

Gjendet arma e vrasjes së Tupac Shakur

Vdekja e tij ishte një nga ngjarjet që tronditi Hollywoodin. Edhe sot pas kaq vitesh ende nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi me vdekjen e reperit Tupac. Arma që është përdorur për të vrarë reperin Tupac Shakur është gjetur në një oborr në Compton, 19 vjet më parë, por në mënyrë misterioze asnjë pjesëtar i policisë nuk e di se ku është sot.

Ky informacion bombastik vjen nga një dokument i policisë, i gjetur nga producentët e dokumentarit “Who Killed Tupac?”. Sipas dokumentit, një pistoletë Glock të kalibrit 40 është gjetur nga një qytetar në një oborr në vitin 1998… të cilën ai e ka raportuar në polici dhe që më pas është vërtetuar se është arma e vrasjes së 2Pac.

Në vitin 2000, departamenti i County Sheriff në Los Angeles ka konfiskuar nga komisariati i Compton rreth 3800 armë, përfshirë edhe atë Glock, duke u transferuar në një departament në Los Angeles. Vëllai i 2Pac i tronditur nga ky lajm ka kontaktuar policinë, por i është thënë se askush nuk e di se ku ndodhet ajo pistoletë që i mori jetën reperit të famshëm./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button