Shkence

Gjendet një breshkë krokodil, pas dekadash zhdukjeje në Ilinois

Një shkencëtar ishte në kërkim të një breshke krokodil mashkull, në jug të Ilinoisit dhe përkundrazi kapi një femër prej 22 paundësh (9.9 kg)  dhe kjo rrit shpresat për mbrojtjen e kësaj kafshe që nuk ishte parë në atë zonë prej tri dekadash. Herpetologu Chris Phillips e quajti gjetjen e kësaj breshke me moshë 18 vjeç një lëvizje në drejtimin e duhur për përpjekjet për ta shpëtuar këtë specie në zhdukje. “Kjo na jep shpresë se riprodhimi po ndodh,” shprehet Kessler, një studiues në shkencat ambjentale.

Megjithatë si Kessler dhe Phillips nuk janë të sigurt se çfarë do të thotë kjo gjetje për këto krijesa që kanë ekzistuar për miliona vite. Kjo breshkë që ka jetuar në Clear Creek në kontenë e Unionit, ku shkencëtarët kanë lëshuar breshka të tjera sepse në këtë zonë nuk është parë asnjë breshkë krokodil qysh prej 1984.

“Ndoshta ka një popullatë të fshehur që ne nuk e dimë aspak,” -thotë Kessler dhe ka shumë të ngjarë të jetë një e mbijetuar e saj që dikur ka qenë një popullatë e madhe breshkash ose është një breshkë udhëtare që ka ardhur nga lumi Misisipi. Sidoqoftë ka mbërritur atje para se ta gjente Phillips dhe ka gjetur një breshkë tjetër. Kur Phillips e gjeti mendoi se kishte të bënte me një breshkë mashkull që mund të kishte transmetues, meqë shkencëtarët kishin lëshuar në të njëjtin vend breshka para një viti.

Duke qenë se ujërat ishin të turbullta, ai nuk kishte se nga ta dinte se po mbante një breshkë më të madhe dhe jo një të vogël. Si Kessler dhe Phillips janë në dyshim nëse ndërprenë ndonjë lloj aktiviteti që do t’u shërbente specieve për t’u shtuar. Breshka e vogël i ishte afruar breshkës në fjalë dhe ndoshta ata po bënin plane, – thotë Phillips. Fatkeqësisht planet nuk do të dihen. “Në vendosëm një transmetues tek breshka e madhe, por bateria zgjati tre muaj. Ajo aty është, por nuk ka mundësi që ne ta gjejmë,” -shprehet Philips. / Burimi: Abcnews.com – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button