Bota

“Gjendje alarmi në veri të Mitrovicës, shqiptarët po përgatiten për luftë”

Gazeta e përditshme beogradase “Kurir”, në numrin e saj të sotëm, shkruan se “Në Mitrovicën e Kosovës, mbretëron një gjendje alarmi për shkak të tensioneve që kanë ardhur pas dështimit të bisedimeve mes delegacioneve serbe dhe shqiptare në Bruksel dhe porosisë që vjen nga Prishtina, e cila kurrë nuk do të lejojë krijimin e Unionit të komunave serbe, si dhe rritjes së patrullave në rrugë të policisë së Kosovës”.

Ndërkohë forca të mëdha të xhandarmërisë serbe zbarkuan në jug të Serbisë, në vijën administrative me Kosovën.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mblodhi kryetarët e komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës, për t’i porositur “të rrinë të qetë dhe të besojnë në shtetin e tyre, Serbinë”.

“Paqja është interesi më i rëndësishëm i Serbisë dhe serbëve”, shprehet para gazetarëve kryeministri Vuçiç, duke i këshilluar përfaqësuesit politikë serbë, të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

Gjithashtu, kryeministri Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës “të mos bien pre e provokimeve, paqja është interesi ynë”- raporton gazeta beogradase. /balkanweb

Leave a Reply

Back to top button