MAINSport

Gjenitë e futbollit kalojnë gjithmonë nga Barcelona

Johan Krujf në vitet ’70. Diego Maradona në vitet ’80. Ronaldo “Fenomeni” në vitet ’90. Leo Messi në vitet Zero dhe Dhjetë të mijëvjeçarit të ri. Lamine Yamal në vitet ’20. Këta janë pesë futbollistët më të mëdhenj të gjysmë shekullit të fundit, me një veçori të përbashkët: në periudhat e përmendura, të gjithë kanë veshur fanellën e Barcelonës.

Johan Krujf në vitet ’70. Diego Maradona në vitet ’80. Ronaldo “Fenomeni” në vitet ’90. Leo Messi në vitet Zero dhe Dhjetë të mijëvjeçarit të ri. Lamine Yamal në vitet ’20. Këta janë pesë futbollistët më të mëdhenj të gjysmë shekullit të fundit, me një veçori të përbashkët: në periudhat e përmendura, të gjithë kanë veshur fanellën e Barcelonës.

Krujfi erdhi në Katalonjë nga Ajaksi, Maradona nga Boca Juniors, Ronaldo nga PSV Eindhoven. Messi dhe Lamine Yamal janë rritur brenda vetë Barcelonës. Në Barcelonë dinë ta njohin talentin dhe kanë mësuar ta kultivojnë atë. Madje, Messi dhe Lamine Yamal tregojnë se si Barcelona, përmes akademisë së saj të jashtëzakonshme, është kthyer në një fabrikë futbollistësh.

Sipas një vlerësimi të përafërt, më shumë se 70 “canteranos” të Barçës luajnë sot në pesë kampionatet kryesore europiane (Spanjë, Angli, Itali, Gjermani dhe Francë). Është një model suksesi, por sa i përket trofeve ndërkombëtare më të rëndësishme, politika e “shpërndaj dhe shpenzo” e Real Madridit jep po aq rezultat. Nëse marrim si njësi matëse Ligën e Kampionëve, Barcelona ka fituar pesë gjithsej, katër prej tyre me Messin si numër 10. E para, në vitin 1992, në finalen e Wembley-t kundër Sampdorias së Viallit dhe Mançinit, mbante firmën e Johan Krujfit-it, por në rolin e trajnerit.

Real Madrid ka në vitrinë shumë më tepër Champions League: 15 gjithsej, nga të cilat 9 që prej viteve ’90 e këtej, pra që nga triumfi i parë blaugrana në këtë kompeticion. Messi ia ka dalë disa herë atje ku nuk kishin arritur as Krujf, as Maradona, as Ronaldo.

Pyetja është nëse Lamine Yamal do t’i ndjekë gjurmët e tyre, dhe përgjigjja është: po. Ndoshta nuk do të fitojë katër Champions si Messi, ndoshta më shumë ose më pak, kush mund ta dijë, por në moshën 18-vjeçare Lamine ka treguar tashmë se është në nivelin e katër paraardhësve të tij të shquar. Tetëmbëdhjetë vjeç janë pak, djaloshi spanjoll është vetëm në fillim të udhëtimit, por futbollisti i vitit 2025 është sërish ai, pas vitit 2024 të shpërthimit të tij.

Topi i Artë i vitit 2025 iu dha Ousmane Dembélé-së, sepse fitoi Champions League dhe sepse sulmuesi i PSG-së është francez, njësoj si organizatorët e çmimit, revista France Football. Por ajo që ka treguar Lamine Yamal, për shembull disa zbritje të tij të fuqishme dhe të pandalshme, vlente pa asnjë dyshim vendin e parë, përtej çdo arsyetimi. Driblimi më i vështirë për Lamine Yamal do të jetë ai ndaj vetvetes, për të shmangur devijimet jashtë fushës. / bota.al

Back to top button