Horizonti.al

Gjeoglifet e stepave të Kazakistanit, ndër misteret më magjepsëse arkeologjike të Azisë

Screen Shot 2016-06-27 at 15.40.17

Vijat Nazca të Perusë janë pa dyshim gjeoglifet më të famshme dhe të mirë-studiuara në botë. Megjithatë, ka gjeoglife të tjera, që janë po kaq interesante dhe frikëndjellëse, si për shembull gjeoglifet e stepave.

Këto struktura misterioze u zbuluan rastësisht nga Dmitriy Dey, një amator entuziast i arkeologjisë, ndërsa ishte duke përdorur Google Earth për të kërkuar piramida.

Gjeoglifet e Stepave përbëhen nga më shumë se 200 unaza gjigande, sheshe, dhe vija e kodrina dheu, secila prej tyre afro 1 metër e lartë dhe 12 metra e gjerë. Ato janë ndërtuar nga një qytetërim i panjohur në fushën Turgait në veri të Kazakistanit. Për shkak të madhësisë së tyre, gjeoglifet mund të shihen dhe vlerësohen plotësisht vetëm nga hapësira.

Dey, i cili i zbuloi këto struktura misterioze, beson se ato janë krijuar nga një grup nomadësh të njerëzve të quajtur Mahandzharë, të cilët jetonin në këtë rajon mes viteve 7000 dhe 5000 para Krishtit. Megjithatë, shumë shkencëtarë nuk pajtohen me këtë teori, pasi popullatat nomade zakonisht nuk qëndrojnë në një vend të veçantë për periudha të gjata kohe.

Gjeoglifët e Stepave janë kaq interesante, saqë NASA ka vendosur të përfshihet në zbërthimin e misteri të tyre. Ekspertët kanë pranuar se gjeoglifet e Kazakistanit janë “të çuditshëm” dhe se, “në këtë moment, ne nuk e kemi idenë se cfarë janë”. Por me ndihmën e NASA-s, ka shpresë se misteri prapa këtyre strukturave më në fund do të zgjidhet./bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=y_7rAPOR1EQ

Leave a Reply

Back to top button