Bernard Guetta
Europa përpiqet të mbajë Mbretërinë e Bashkuar dhe të mos shpërbëhet për shkak të refugjatëve. Vetë fakti që është e detyruar të bëjë këtë sforco, flet shumë në lidhje me gjendjen e projektit europian dhe atë të një fuqie ende në ngjizje, e bashkuar prej rregullave, një monedhe dhe një tregu të përbashkët, por gjithnjë e më e ndarë prej diversitetit të politikave të saj ekonomike, të niveleve të saj të zhvillimit dhe përgjigjeve që diplomacitë e saj u japin ngjarjeve ndërkombëtare.
Europa është në gjysmë të vaut, dhe nuk e dimë nëse, dhe kur do të arijë në bregun tjetër. Për t’ia dalë, duhet që të shtrëngojë radhët në frontin ekonomik dhe përballë paqëndrueshmërisë në kufijtë e saj lindorë dhe jugorë. Europa është një pikëpyetje, por për fat të keq, ka shumë të tjera.
Marrim SHBA…
[real3dflipbook id=”959″] |