Horizonti.al

10 gjëra që (ndoshta) nuk i dinit, për Murin e Madh të Kinës

Ka një moshë më tepër se 2,500 vjeçare dhe është një prej strukturave njerëzore më të njohura në planet. I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongolë, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën. Me një gjatësi disa mijëra kilometra përgjatë kinës veriore, kjo pasuri botërore tërheq dhjetëra mijëra turist çdo vit. Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një kohë shumë të gjatë. Ky mur madhështor gjarpëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e kombësive veriore.

Muri i Madh ka rëndësi shumë të madhe kulturoro-historike dhe vlerë turistike. Në Kinë thuhet se “ata që nuk kanë qenë në Murin e Madh, nuk janë burra”, si turistët kinezë ashtu edhe të huaj, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendeve të tjera që kanë qenë për vizitë në Kinë, e konsiderojnë ngjitjen në Murin e Madh si nder të madh.

Por ka ende disa gjëra që ju mbase nuk mund i dini rreth kësaj pike referimi në Kinë.

1 – Për ndërtimin e murit u deshën më shumë se 1,800 vjet

Muri i Madh kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia Qin filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.

2 – Struktura nuk është një mur i vetëm, por një koleksion muresh

Great Wall in the morning with sunrise and colorful sky in Beijing, China.

Ekziston një keqkuptim i përhapur se Muri i Madh kinez është një strukturë e përbërë nga një mur i vetëm. Por në fakt, Ka më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze

3 – Një përbërës i çuditshëm mund të gjendet te muri

Muri është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.

4 – Ndërtimi i Murit ishte një dënim për të burgosurit kinezë

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.

5 – Familjarët dërgoheshin në Murin e Madh për të nderuar të vdekurit

Me aq shumë jetë të humbura gjatë ndërtimit, anëtarët e familjeve të pikëlluar ishin të frikësuar se shpirtrat e të dashurve të tyre do të qëndronin gjithnjë të bllokuar brenda strukturës së murit dhe kështu shkonin atje herë pas here për t’i nderuar.

6 – Një poemë e lashtë parashikoi ndërtimin e Murit të Madh

Shijing, një koleksion poemash të lashta kineze e shkruar mes shekujve 11-17 p.e.s, parashikoi ndërtimin e Murit të Madh Kinez në një hyrje ku shpjegonte përpjekjet e mbretit për t’u mbrojtur nga armiqtë nëpërmjet një barriere të madhe.

7 – Muri nuk ishte aq i madh sa për të mbajtur larg forcat pushtuese

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ndërtimin e Murit të Madh kinez për t’u mbrojtur nga armiqtë, shumë prej tyre arritën ta kalojnë barrierën. Pushtimi mançurian duke kaluar përmes Murit rezultoi me rënien e dinastisë Ming.

8 – Kina ka tërhequr shumë turistë nëpërmjet Murit të Madh

Muri i Madh kinez ka shërbyer si pikë referimi për shumë vizitorë të huaj që kanë vizituar Kinën. Sidomos në shekullin e 20, numri i turistëve që e kanë vizituar atë është rritur ndjeshëm. Pas përmirësimit të marrëdhënieve të Europës dhe Azisë, udhëtarët dhe tregtarët që kalonin për ta vizituar ishin të shumtë.

9 – Mijëra milje të Murit origjinal janë zhdukur

Sot, Muri i Madh Kinez që ka arritur t’i mbijetojë kohës është 13,171 milje. Kjo vazhdon të mbetet impresive edhe pse milje të shumta të murit janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme.

10 – Pjesë të Murit të Madh janë ricikluar për të ndërtuar shtëpi për njerëzit

Gjatë shekullit 20, gjatë lëvizjes socio-politike e njohur si Revolucioni Kulturor Proletarian, qeveria kineze dëmtoi Murin e Madh. Mao Ce Duni dhe Garda e Kuqe e shihte Murin si një relike e vjetër materialet e së cilit duhet të shfrytëzoheshin për zhvillimin e strehimit. Dhe shumë tulla janë marrë prej tij për të bërë shtëpi.

Leave a Reply

Back to top button