Shendeti

Gjërat që shkojnë “keq” gjatë natës

Screen Shot 2016-07-01 at 11.04.44

Ndalimi i frymëmarrjes gjatë gjumit

Një gjendje çuditërisht e zakonshme në të cilën ju ndaloni së marri frymë për 10 sekonda ose më shumë teksa flini. Mungesa e oksigjenit, bën që truri juaj t’iu zgjojë, ose t’iu tërheqë në një gjumë shumë më të lehtë. Sido që të jetë, ky fenomen mund të ketë një efekt të thellë në cilësinë e gjumit tuaj.

Paraliza e gjumit

Një përvojë e tmerrshme, ku trupi, që natyrisht paralizohet gjatë gjumit REM, është ende në këtë gjendje edhe kur zgjoheni. Jeni plotësisht të vetëdijshëm, por s’mund të lëvizni apo edhe flisni nganjëherë për disa minuta. Disa njerëz gjithashtu mund të ndihen sikur janë duke u mbytur apo sikur gjoksi i tyre është duke u shtypur dhe ata mund të kenë halucinacione vizuale. Gjendja mund të përkeqësohet nga mungesa e gjumit, disa lloj barnash, dhe çrregullime të tilla si apnea e gjumit.

Hedhjet në gjumë

Këto hedhje që ju përjetoni teksa dremisni, shpesh shoqërohen me ndjesinë e rënies. Shkaku mbetet një mister. Një ide është se ju filloni të ëndërroni para se trupi të paralizohet. Një tjetër është se këto hedhje janë produkt i sistemit tuaj nervor të relaksuar.

Çrregullimi i gjumit REM

Nëse keni gjuajtur ndonjëherë me grusht partnerin tuaj gjatë natës, duke mos kujtuar asgjë nesërmen në mëngjes, atëherë keni qenë në kthetrat e kësaj gjendje. Në këtë rast njerëzit veprojnë jashtë ëndrrave të tyre. Ky fenomen ka prirje të ndodhë vetëm me ëndrrat e këqija.

Sindroma e shpërthimeve në kokë

Kjo sindromë përfshin ndjesinë e një zhurmë të madhe, si shpërthimi i një bombe apo shkrepja një arme zjarri, teksa ju dridheni ose zgjoheni. Ajo prek rreth 1 në 10 prej nesh dhe priret të fillojë rreth moshës 50-vjeçare. Askush nuk e di se çfarë e shkakton këtë sindromë – ndoshta ndryshimet fizike në lobin e mesëm temporal. Pavarësisht nga emri i saj, kjo sindromë është e padëmshme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button