Ekonomi

Gjermania “ngre zërin”. Po kur do marrë fund kjo drama e Greqisë?

Screen Shot 2015-02-11 at 12.30.27 PMGjermania dhe Greqia hoqën dje “vijat e frontit” përpara një takimi emergjence të kredidhënësve që zhvillohet sot, duke përgatitur kështu skenën për një përplasje.
Ministri i Financave i Gjermanisë, Schaeuble tha se nuk ka plane për të diskutuar një marrëveshje të re për t’i dhënë Greqisë më shumë kohë, duke shuar kështu shpresat për një rezultat pozitiv për Greqinë në takimin që mbahet në Bruksel. Por nga ana tjetër, kryeministri grek, Alexis Tsipras ishte goxha sfidues në deklaratën e tij, duke thënë se “nuk ka kthim mbrapa” dhe se nuk mund t’i shkaktojë më shumë dhimbje popullit të tij.
Greqia kërkon një marrëveshje që të jetë “në interesin e ndërsjellë të Greqisë dhe partnerëve të saj, një që do u japë fund kushteve ndëshkues dhe shkatërrimit të ekonomisë greke”, tha ai gjatë një fjalimi përpara një votëbesimi në parlamentin grek në orët e para të mëngjesit. Tsipras fitoi 162 me 137.
Mosmarrëveshjet në distancë po shkaktojnë sërish nervozizëm në tregjet grekë, pasi këta ishin mbushur me optimizëm të martën, për shkak të sinjaleve se mund të kishte hapësirë për kompromis. Bonot greke pësuan rritje për herë të parë në pesë ditë, por menjëherë më pas deklaratave nga europianët, ato pësuan sërish rënie.
Schaeuble u vuri menjëherë frena pritshmërive për një marrëveshje të re në bisedime, duke thënë në Stamboll pas një takimi me krerët e financave të G20-ës, se nëse Greqia nuk e dëshiron transhin e fundit të programit aktual të ndihmës “atëherë ka mbaruar”. Kredidhënësit “nuk mund të negociojnë për dicka të re”, tha ai.
Cdo lloj marrëveshjeje do të kërkonte një lehtësim të qëndrimit të Gjermanisë, në përplasjen ekzistuese mes Greqisë dhe kredidhënësve në lidhje me kushtet e programit 240 miliardë eurosh të shpëtimit. Nëse situata aktuale nuk zgjidhet Greqia rrezikon të mbetet pa financim që në fund të këtij muaji, kur skadon paketa aktuale dhe kjo mund ta vërë në rrezik shtetin më borxhli të eurozonës.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button