Shkence

Gjuetari i Alienëve

Screen Shot 2016-06-07 at 11.20.31

Douglas Vakoch është Drejtor Kompozimit të Mesazheve Ndëryjore në Institutin SETI të Kalifornisë

Cila gjë do ju bindte, që një mesazh ka një prejardhje potenciale aliene?

Ne do të habiteshim nëse mesazhi do të ishte i ndryshëm nga çdo gëj që natyra mund të krijojë, dhe nëse do të vinte nga një pikë specifike në hapësirën e jashtme, si për shembull një yll. Po kështu do të duhej që sinjali të përsëritej.

Si do ta zbërthenit?

Së pari do të kërkonim modele përsëritjeje në sinjal, si numërimi i thjeshtë. Pastaj do të kërkonim mënyra për të lidhur këta modele përsëritjeje me botën reale. Mund të përdorim numërimin, për shembull, për të organizuar elementet kimike në tabelën periodike, dhe do të shpresonim që shkencëtarë në planete të tjerë do të njihnin këta modele në natyrë gjithashtu.

Çfarë do të duhej të thoshte mesazhi?

Një mesazh nga jashtëtokësorët nuk do të jetë në gjuhën angleze apo kineze. Por nëse marrim një mesazh nga alienët, ne e dimë që ata mund të ndërtojnë radiotransmetues. Ata do të duhej të njihnin matematikën dhe shkencën bazë, si ‘1+2=3’, pra kështu do të duhej të niste një mesazh.

Por nëse do të na thonin vetëm gjëra që i dimë tashmë, ç’kuptim ka?

Shpresoj që do të na thoshin diçka edhe për kulturën e tyre, artin apo muzikën.

Çfarë do ju bindte që keni zbërthyer një kod alien?

Do të isha i bindur që e kemi kuptuar mesazhin, nëse ai do të na thoshte një gjë të re – një gjë që më pas do e konfirmonim me shkencën tonë. Atëherë do e dinim që nuk po projektonim thjeshtë shpresat dhe dëshirat tona në këtë mesazh alien.

Pas zbërthimit, çfarë do të bënit me të dhe kujt do i tregonit?

Zbërthimi i një mesazhi mund të kërkojë dekada. Por shumë kohë para kësaj do ia thoshim gjithë botës. por më pas do të përballeshim me pyetjen më kritike: a duhet të përgjigjemi, dhe nëse po, çfarë duhet të themi?

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button