Enciklopedike

Gjuetia e shtrigave: A mundet që paranoja të mbërthejë një qytet të tërë?

Screen Shot 2016-05-26 at 11.53.04Në fillim janë vetëm disa vajza që kapen prej haluçinacioneve misterioze. Por shumë shpejt, histeria përhapet si murtajë në të gjithë Salemin, duke arritur kulmin me një gjueti shtrigash të përgjakshme. Si u mbërrit deri  këtu? Shumë historianë thonë se faktori kyç ishte Puritanizmi – një emërtim i rreptë kristian që u soll në Amerikë prej Anglisë. Puritanët, që jetonin kryesisht në Masaçusets, jo vetëm refuzonin gjithë format e autoritetit – ata predikonin gjithashtu besimet e yre për të drejtat e tyre hyjnore si njerëzit e zgjedhur. Ata i konsideronin racat dhe fetë e tjera si farën e djallit.

Duke qenë se një në dhjetë të ardhur kishin humbur jetën në luftën kundër indianëve vendas, ishte e kollajtë për predikues fanatikë si Samuel Parros apo Cotton Mather që të dënonin këdo që nuk binte dakord me ta, për shtrigani, në këtë klimë frike. Mungesa e gjykatave dhe administratave qendrore i lejoi puritanët që të mbanin gjyqe arbitrare, gjë e cila u mori jetën 24 personave në Salem. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button