Your Life

GJUHA E TRUPIT / Të fshehtat e pozicionit në bisedat e meshkujve dhe femrave

Screen Shot 2016-05-31 at 06.46.12

Nëse ju pëlqen të bisedoni përballë me dikë, atëherë me shumë gjasa jeni të dhënë pas leximit të fytyrës, gjë që haset më shumë te femrat. Meshkujt preferojnë komunikimin anësor, sepse është më pak sfidues

Gjuha e trupit

Qëndrimi dhe pozicionimi i trupit shprehin mesazhe joverbale të rëndësishme. Profesori i psikiatrisë, Albert Scheflin, i organizon ndjesitë dhe hapësirën tonë personale me konceptim e “kornizave”. Ai beson se kur njerëzit bëjnë aktivitete reciproke, si për shembull bisedimi, ata i përkufizojnë këto aktivitete në hapësirë dhe kohë nga mënyra sesi e pozicionojnë trupin teksa qëndrojnë bashkë.

Ja kategoritë e “kornizave” sipas tij:

Përballë. Kur dy njerëz janë dakord, ata i referohen njëri-tjetrit në pozicionin përballë. Ata rregullojnë largësinë midis tyre në bazë të traditave etnike, nivelit të intimitetit, marrëdhënies së mëparshme mes tyre dhe mundësisë së hapësirës fizike, ashtu si edhe rrethanës. Pozicioni përballë merret kur dy persona duan të kontaktojnë sy më sy.

Anësore. Shpesh, kjo është një formë komunikimi i zgjedhur, sidomos midis meshkujve. Kjo formë e redukton kontaktin me sy. Megjithatë, ndonjëherë njerëz të panjohur marrin një pozicion anësor aksidentalisht ose për shkak të rrethanave të çastit. Mund të ndodhë që po ecin në të njëjtin drejtim apo janë ulur në të njëjtin rresht. Në këtë rast, ata nuk kanë lidhje mes tyre.

Me kurriz. Njerëzit mendojnë se e kanë përfunduar aktivitetin në grup me dikë duke ndryshuar pozicionin e tyre të qëndrimit. Ata bëjnë pas, shohin poshtë ose larg, kthehen me kurriz nga njëri-tjetri dhe më pas bëjnë gjëra të tjera.

Kategoritë e Scheflin kanë të bëjnë me atë që në komunikim quhet orientimi i shpatullave. Është interesante se meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm në këtë zonë – ata kanë orientime tërësisht të ndryshme të shpatullave kur bisedojnë.

Kur femrat flasin me femra të tjera, dhe po ashtu me meshkuj, ato e orientojnë veten përkundrejt tjetrit dhe priren të bëjnë shikim sy më sy. Sipas Deborah Tannen, femrat shfaqin më shumë shenja intimiteti sesa meshkujt, si për shembull shtytja përpara, tundja e kokës, buzëqeshja dhe prekja.

Përse femrat qëndrojnë ballë përballë?

Një arsye mund të jetë se ky pozicionim u lejon femrave të kenë një këndvështrim të plotë të fytyrës së personit tjetër, duke marrë edhe më shumë informacion.

Kjo i inkurajon ato të bëjnë më shumë kontakt pamor, gjë që krijon më shumë lidhje mes komunikuesve. Kjo gjë i mban njerëzit të përqendruar te njëri-tjetri.

Kur dikush qëndron përballë një tjetri, kjo e forcon “zinxhirin” e lidhjes së tyre dhe ndihmon në ndërveprim. Ndërsa pozicioni anësor lejon stimujt dhe njerëzit e jashtëm të ndërhyjnë dhe ndërpresin bisedën.

Është një sinjal se komunikuesit po dëgjojnë me vëmendje njëri-tjetrin. I ndihmon femrat të lexojnë emocionet dhe të shprehin ndjenjat më drejtpërdrejt.

Ndryshe nga femrat, meshkujt pëlqen më shumë pozicionin anësor teksa flasin. Ata nuk e shohin njëri-tjetrin, pasi përdorin sinjalet e fuqisë dhe janë më pak intimë në bisedë.

Përse meshkujt preferojnë të flasin anësore?

Kontakti pamor direkt mund të merret si shenjë e sfidimit te meshkujt, pasi pozicionimi sy më sy mund të jetë konkurrues.

Pozicioni anësor rrit nivelin e rehatisë te meshkujt dhe eliminon ndjenjën e konkurrencës.

Meshkujt nuk janë shumë të interesuar të mbajnë kontakt pamor, pasi nuk është prioritet i tyre të kuptojnë mendjen e personit tjetër. Për këtë arsye, ata nuk krijojnë lidhje direkte nëpërmjet pozicionimit të trupit.

Për më tepër, meshkujt që quhen si dominantë kanë prirje të bëjnë më pak kontakt pamor.

Sociologu Harry Brod mendon se pozicioni anësor i orientimit të shpatullave te meshkujt është një mënyrë për të pasur intimitet. Shumë studime tregojnë se meshkujt e perceptojnë afërsinë emocionale si të pasurit dikë në krah, ndërsa femrat e konceptojnë si kontakt i drejtpërdrejt. Meshkujt, për shembull, e marrin ndjenjën e intimitetit duke luajtur apo duke parë sport.

Megjithatë komunikimi anësor mund të ketë pasoja negative. Ai e bën më të vështirë për dikë të kuptojë shprehjen e fytyrës së një personi. Kjo është e vërtetë edhe për meshkujt, edhe për femrat.

Stili i kujt përshtatet kur dy gjinitë bisedojnë bashkë?

Antropologia Helen Fisher këshillon se një femër bën mirë të përshtatet në një pozicion më pak verbal, anësor, teksa bisedon me partnerin e saj. Ndërsa meshkujt duhet të përpiqen të afrohen më shumë me jetën në çift, duke nxitur pozicionin sy më sy. /Shqip

Leave a Reply

Back to top button