Shkence

Gjuha, si mjet për të gjetur paraardhësit

Screen Shot 2015-07-27 at 18.06.44Gjuhët, ashtu si kockat dhe ADN mund të ofrojnë ide se cilët mund të kenë qenë paraardhësit tanë. Ashtu si biologët kërkojnë gjenet apo tiparet fizike që ndajnë dy specie, në mënyrë që të rindërtojnë se si mund të jetë dukur paraardhësi i tyre i përbashkët, edhe gjuhëtarët ndërtojnë pemë familjare të gjuhëve. Fjala “name” (emër), për shembull buron nga latinishtja “nomen”, që jep gjithashtu fjalën franceze “nom” dhe spanjishte “nombre”. Nëse bën këtë me shumicën e gjuhëve moderne europiane, arrin në përfundimin se shumica e tyre, dhe disa gjuhë joeuropiane, kanë një origjinë të përbashkët: një gjuhë tashmë e zhdukur e pagëzuar si Proto-Indo-Europiane. Ajo është folur ndoshta diku në perëndim të Eurazisë qendrore, dhe u soll në Europë nga një popullsi e ardhur.

Don Ringe, i Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia, thotë se ka kuptim që kjo ka qenë Jamnaja. Fjalori fillestar i rindërtuar nga gjuhëtarët përmban pesë fjalë që lidhen me rrotën. Dy prej tyre nënkuptojnë fjalë për fjalë “rrotë”, njëra bosht, njëra i referohet një shkopi që përdoret për të nxitur kafshët në karrocë, dhe njëra është folje e veprimit të transportit me karrocë.

Të folurit për gjuhën nënkupton që ajo ishte një teknologji e rëndësishme për folësit e gjuhës. Këto fjalë e bëjnë të mundur datimin e gjuhës Proto-Indo-Europiane në afro 5500 vjet më parë. Pikërisht koha kur rrotat e plota, modele në miniaturë dhe pamje të vagoneve të skalitur nisin të shfaqen në Eurazinë perëndimore, që nga stepat ruse në Poloni, dhe deri në Mesopotami.

Leave a Reply

Back to top button