Teknologji

Google, “censuruesi ngurrues” i internetit

Nga David Goldman

censor

Kur ne flasim për censurën në internet, gjëja e parë që na vjen ndërmend janë qeverisjet totalitare, si ajo e Kinës. Por në realitet, “Google” është vetë një nga çensuruesit jozyrtarë më të mëdhenj të internetit në botë.
Në rradhë të parë, që “Google” të operojë dhe bëjë biznes në 219 vendet dhe territoret e ndryshme te botës, gjiganti i kërkimit në internet, duhet t’u bindet ligjeve dhe regullave vendore, shumë prej të cilave kërkojnë nga kompania, të heqë përmbajtje të caktuara nga rezultatet e saj të kërkimit si dhe faqet e tjera.
Kështu në Turqi, Google, ka zhdukur nga motori i kërkimit, faqet që shpifin apo denigrojnë figurën e themeluesit, Mustafa Qemal Ataturkut, një akt që në këtë vend është i paligjshëm. Në Tajlandë, të denigrosh figurën e mbretit është kundër ligjit, kështu që Google ka bllokuar videot në “YouTube” që tallin monarkun vendas, Bhumibol Adulyadej.
Nga ana tjetër në Gjermani, Francë dhe Poloni, është e paligjshme të publikosh materiale pro-naziste apo me përmbajtje që mohojnë Holokaustin. Për pasojë, Google, nuk shfaq lidhje me faqet që përmbajnë materiale të tilla. Sipas raportit më të fundit të transparencës, që kompania publikon periodikisht, qeveritë e këtyre vendeve kërkuan vitin e kaluar heqjen e 39.374 artikujve nga rezultatet e saj të kërkimit, nga “YouTube” si dhe faqet e tjera.
Në krye të listës, qëndronin mbajtësit e të drejtës të autorit, që kërkuan nga “Google” të heqë plot 36.5 milionë lidhje, video dhe tema të tjera. Google, nuk do të japë të dhëna të plota se me sa kërkesa të tilla përballet çdo vit, por kompania ofron shembuj të kërkesave që ajo pranon apo refuzon.
Për shembull, Rusia kërkonte fshirjen e një post-blogu që përmbante termin “çokollatë”, me pretendimin se kishte shkelur një ligj federal. Google e pranoi kërkesën, sepse në rusisht, me termin “çokollatë”, kuptohet edhe një lloj droge rekreative, për të cilën Rusia ka një ligj që është kundër kësaj lënde narkotike.
Por, kur burgu i Xhorxhias në SHBA kërkoi fshirjen e një videoje të postuar në “YouTube”, ku një i burgosur akuzon autoritetet për abuzime me të, Google refuzoi ta bëjë këtë, me argumentin se videoja nuk shkelte ligjet shtetërore apo federale.
Burimi kryesor që ka ndikuar në rritjen e shpejtë të çensurës nga Google, është padyshim ligji kontradiktor evropian, i njohur si ligji i së “Drejtës për t’u harruar”. Në maj, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se njerëzit kishin të drejtë të kërkonin nga Google që të hiqte lidhjet që kanë një ndjeshëmri të caktuar, nga rezultatet e saj të kërkimit.
Google thotë se deri tani ka marrë rreth 700 mijë kërkesa. Nga kjo shifër, 40 përqind e tyre janë hequr vetëm për shkak të ligjit, por Google ndërkaq mund të refuzojë kërkesat, nëse është e bindur se lidhjet në fjalë janë në interes të publikut.
Në kuader të interesit për një faqe të hapur,Google ka ankimuar shpesh kërkesa të tilla, në të  gjitha hallkat e gjyqësorit të shumë vendeve të botës, deri në Gjykatën e Lartë. Në vitin 2010,  Google u ndie kaq i frustruar nga kërkesat e Kinës për censurimin e disa lidhjeve, saqë kompania e tërhoqi të gjithë biznesin e saj jashtë vendit.
Asokohe, Google do të deklaronte se ishte e gatshme të vepronte në përputhje me kërkesat e censurës nga qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike, porse kinezët nuk e kishin aftësinë për të zgjedhur udhëheqësit e duhur, që merren me çështjet e çensurës.
“Për të mirën e faqeve tona dhe vetë internetit, kemi punuar pa pushim, për të luftuar censurën e internetit në mbarë botën” – do të deklaronte bashkëthemeluesi i Google, Sergei Brin në vitin 2011 në një blog post. “Unë jam krenar për rolin që Google ka luajtur” – shtoi ai.
Megjithatë. Google po luan ende në të dyja anët e gardhit. Edhe pse nuk do të operojë në Kinë, ajo po e bën një gjë të tillë në vende të tjera edhe më diktatoriale, përfshirë Zimbabven dhe Tajlandën. Google refuzoi të komentojë mbi këtë çështje.Por çensura nuk ndodh vetëm jashtë vendit. Google heq gjithashtu nga sistemi, lidhje dhe përmbajtje të tjera nga faqet e saj në Shtetet e Bashkuara.
Për shembull, Google thotë se është dakord për heqjen e lidhjeve apo faqeve që përmbajnë video ose materiale të tjera të pornografisë së fëmijëve, që është e paligjshme në Shtetet e Bashkuara. (Google ka një politikë që çensuron kërkime në terma të tilla në çdo vend, madje edhe tek ato që nuk kanë ligje kundër pornografisë së fëmijëve.)
Disa vende i japin Google dhe kompanive tjera të kërkimit termat dhe temat që konsiderohen të paligjshme, dhe varet nga Google për të përcaktuar nëse një sajt i caktuar thyen ligjin lokal ose jo. Vendet e tjera bëjnë kërkesa të përkohshme, për të hequr lidhjet apo përmbajtje të caktuara.
Kur një vend, i kërkon Google për të hequr një përmbajtje ose një lidhje, avokatët e Google-it e shqyrtojë kërkesën, për të përcaktuar nëse ajo është në fakt kundër ligjeve të atij vendi. Shpesh
Google, duhet të negociojë me autoritetet e nje vendi, për të reduktuar fushën e kufizimit të  kërkuar. Ka raste kur Google, nuk bindet dhe jane vendet, ato që përcaktojnë nëse duhet të marrin përsipër kufizimin për qytetarët.
Google kontrollon gati dy të tretat e rezultateve të kërkimit në botë, duke e bërë atë një nga portat më të mëdha të internetit, për më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën.
Kjo është arsyeja, perse Google tenton të jetë transparente, në lidhje me përmbajtjen ajo heq nga faqja.
Në çfarëdo kohe që Google çensuron diçka, ajo e vendos në një regjistër publik, për raportin e tij të ransparencës. Google gjithashtu, siguron një lidhje tek “chillingeffects.com”, një faqe interneti e drejtuar nga “Qendra Berkman” në Harvard, e cila regjistron përmbajtjet online që janë çensuruar./CnnMoney/
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button