Kinema & TV

Google përkujton  magjistarin e kinemasë, Georges Melies me një doodle në realitetin virtual

Sot mbushen 106 vjet nga shfaqja e “A la conquete du pole”, testamenti kinematografik i Georges Méliès, i konsideruar si një nga etërit e efekteve speciale kinematografike, krijues i filmave fantastiko-shkencor. Ky zhanër lindi me “Udhëtim në hënë”, filmi i mrekullueshëm me metrazh të shkurtër në vitin 1902. I frymëzuar nga letërsia e Zhyl Vernit dhe nga Xhorxh Uellsi ky film me një kohëzgjatje prej 15 minutash rrëfen udhëtimin e 6 astronautëve francezë tek sateliti ynë në bordin e një topi, përballjen e tyre me banorët vendas, selenitët. Filmi ishte një sukses mbarëbotëror dhe imazhet e hënës me një predhë të futur në njërin nga sytë që e ka përshkruar tejpërtej. 12 vjet më vonë, Melies drejtoi “A la conquete du Pole”, në të cilën një ushtri shkencëtarësh kërkon të mbërrijë në Arktik me makina, avionë dhe balona dhe përballet me një gjigand që jetoj në akuj. Sërish kineasti është frymëzuar nga Zhyl Verni (aventurat e kapiten Ateras), por këtë herë suksesi nuk kishte magjinë e tij të parë. Kinemaja kishte ndryshuar shumë qysh prej 1902 dhe ky propozim dukej shumë antik për publikun e asaj periudhe që kërkonte filma më ambiciozë dhe të sofistikuar. Megjithatë 102 vite më vonë filmi shfaqet magjik dhe i adhurueshëm për sytë tanë. Qysh atëherë kinemaja fantastiko- shkencore ka ndryshuar shumë.  Google e nderoi sot me një doodle mjaft të bukur këtë artist.

Melies lindi në vitin 1861 në Paris dhe vdiq në 1938. Ishte iluzionist, regjisor, skenograf, aktor dhe konsiderohet shpikësi i zhanrit fantastik në një botë ku dominonte vizioni realist i vëllezërve Lumiere. Ishte i pari që përdori efektet speciale dhe teknikat e reja si ekzpozimi i shumëfishtë, zbehjet, filmi i ngjyrosur. Konsiderohet shpikësi i montazhit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button