Bota

Grabitje spektakolare në autostradë, vidhen gurë të çmuar me vlerë 9 milionë Euro

Screen Shot 2015-03-11 at 12.56.34

Policia në Francë është vënë në ndjekje të grabitësve të armatosur, të cilët ia dolën të largohen me gurë të çmuar në një vlerë prej miliona eurosh, që i grabitën nga dy furgonë të forcave të sigurisë në një autostradë franceze. Xhandarmëria dhe autoritetet e tjerë po krehin zonën e Burgundyt në juglindje të Parisit për bandën e grabitësve, që besohet të kenë qenë rreth 15.

Askush nuk mbeti i plagosur në sulmin e armatosur në autostradën A6 që lidh Parisin me Lionin. Shoferët e dy furgonëve u detyruan trë lënë mjetet me pistoletën tek koka, ndërkohë që grabitësit arritën të marrin gurët e çmuar me një vlerë prej 9 milionë Euro, sipas burimeve pranë hetimit. 

Më pas, ata u larguan në katër makina dhe dy furgonët, të cilët policia i gjeti të djegur dhe të braktisur në një pyll pranë vendit ku ndodhi sulmi.

Leave a Reply

Back to top button