Analiza

Gracka e dobësisë të politikës së jashtme evropiane

Screen Shot 2015-12-05 at 9.13.16 AM

Nga Jan Techau

Nuk është shumë e habitshme, se sa shpejt si lufta kundër Shtetit Islamik ashtu edhe kriza e refugjatëve, janë shndërruar në raste të teksteve të realpolitikës. Presidenti francez, Fransua Holond, kërkon të ndërtojë një aleancë me homologun e tij rus Vladimir Putin për të luftuar grupin islamik. Holond madje e konsideron në këtë fazë presidentin sirian Bashar Al-Asad një aleat të mundshëm.

Në të njëjtën kohë, në një arenë tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel, e ndodhur nën një presion ekzistencial politik, shkon i përulet Erdoganit për të fituar mbështetjen e Turqisë për menaxhimin e krizës së refugjatëve. Kështu e tërë BE-ja, me planin e miratuar kohët e fundit të veprimit BE-Turqi, është zhytur në frikën e emigrimit të mëtejshëm të pakontrolluar.

Jo shumë kohë më parë, Asadi ishte armiku numër 1 i Perëndimit, me Putinin në vendin e dytë. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ishte konsideruar si një despot i vetmuar dhe tejet problematik për t’u takuar me të. Tashmë, liderët evropianë të të gjithë spektrit politik, janë duke bërë pikërisht atë bëjnë përherë liderët kur problemet janë të mëdha, burimet e pakta, dhe mbeten vetëm mundësitë e këqija:ata devijojnë nga rruga e pastërtisë morale, për t’u marrë me çështje praktike, të cilat janë më urgjente sesa pastërtia etike. Interesat janë ngritur sërish mbi vlerat në politikën e jashtme të BE-së. A nuk është kështu?

Kritikat mbi përkuljen e Evropës Perëndimore ndaj bashkëbiseduesve të papëlqyer janë të ashpra. Ekspertët paralajmërojnë se Evropa, nuk duhet të shesë vlerat e saj morale duke lidhur aleanca me Putin dhe Erdoganin, sauditët, gjeneralët në Egjipt, mullahët në Teheran, apo udhëheqësit e Partisë Komuniste në Pekin. Këto paralajmërime janë të kuptueshme, për dy arsye të forta.

Së pari, politikanët perëndimorë janë punësuar nga votuesit e tyre, jo vetëm si menaxherët e problemeve të ndërlikuara praktike, por edhe si kryepriftërinj, detyra e të cilëve është të përfaqësojnë atë që është e mirë dhe e madhe në lidhje me kombin, dhe të ruajnë të paprekur narrativën e tij morale.

Së dyti, bashkëpunimi shumë i shpejtë me anën e errët është problematik:përveç të qenit i pakëndshëm, ai mund të dështojë dhe prodhojë shpejt situata të vështira që përndjekin. Realpolitika është shpesh e nevojshme, por është ndërkaq edhe shumë e rrezikshme. Të jetë si të mundet, në fund të mbijetesës fizike të konsiderateva morale, si gjithmonë përballë rrezikut të qartë e të pranishëm. Detyra e një udhëheqësi të përgjegjshëm, është që të jetë pragmatik në pikën ku ajo dhemb – edhe më tej, nëse është e nevojshme.

Problemi i vërtetë këtu, nuk është falimentimi moral evropian. Problemi i vërtetë është një dobësi politike, ekonomike, dhe ushtarake që ushqen domosdoshmëri për të bërë kompromise, që janë gjithnjë e më të mëdha dhe realizohen më shpejt sesa duhet. Është kjo një dobësi, që i nxit udhëheqësit drejt politikave dhe aleancave që janë moralisht të diskutueshme. Është kjo dobësi, që i bën vlerat të parëndësishme.

Realpolitika e tanishme e Evropës, është një përrallë paralajmëruese për atë që ndodh kur shtetet në mënyrë sistematike minojnë bazën e tyre të pushtetit, duke mos u reformuar ekonomikisht, ç’armatosur në mënyrë të njëanshme dhe mos iu përshtatur institucioneve të tyre.

Çfarë është aq e bezdisshme për paralajmërimet e lira morale perëndimore, është se shpesh ato bëhen nga njerëz që gjithashtu flasin me zjarr kundër forcimit të Perëndimit. Këta kritikë ishin kundër reformës strukturore të ekonomive të sëmura, për shkak se ishte brutaliteti i kapitalizmit. Ata ishin kundër një Europë më të integruar, për shkak se ishte një çmenduri jodemokratike.

Ata ishin kundër rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, për shkak se ky ishte një militarizëm i pastër. Ata ishin kundër një politike të duhur mbi emigracionin në BE, pasi kjo do të ishte shumë i ashpër për emigrantët (një frikë nga e majta), ose sepse kjo do të hapte portat për më shumë të huaj, që do ta kthejnë Evropën në një moçalishte (një frikë nga e djathta).

Ata ishin kundër partneritetit të ri strategjik, me SHBA-në që propozonte një aleancë transatlantike në rrafshin tregtar, për shkak se ishte nje neokolonializëm capitalist, i projektuar të çimentonte pabarazinë globale. Shumica e atyre, që shpesh mbi baza morale, argumentuan kundër politikave që mund të kishin forcuar pozitat perëndimore kundër të këqijve të kësaj bote, kanë shpejtuar t’u kujtojnë vëzhguesve se shitja e moralit do të ishte e turpshme.

Por janë muskujt ata që e bëjnë moralin e përballueshëm, në një botë që e ndëshkon dobësinë. Ai që punon në mënyrë aktive për të dobësuar muskujt, është edhe varrmihës i vlerave në politikën e jashtme. Por forca nuk shërben vetëm për gjallërinë ekonomike, institucioneve funksionale dhe aftësive ushtarake. Forca është edhe një fuqi konceptuale.

Dhe ky është vendi, ku kritikët ndaj shitjes së moralit kanë të drejtë. Do të ishte mirë nëse Perëndimi të kishte më shumë muskuj, kështu që të mund të mbështetej më pak në aleanca me partnerë me nuhatje qesharake. Do të ishte edhe më mirë në rast se Perëndimi, të kishte ndonjë ide se çfarë do të realizojë në politikën e jashtme.

Forca duhet të udhëhiqet nga idetë, në bazë të analizave të duhura. Një udhëheqës i cili mendon se morali mund të mbizotërojë pa muskuj, i ka humbur tashmë të dyja. Çfarë dëshiron të arrijë Perëndimi në Lindjen e Mesme apo në Evropën Lindore? Çfarë lloj bote do Perëndimi në Afrikë apo Azinë Qëndrore? Çfarë burimesh, duhet të akordojë Perëndimi për t’i bërë këto synime realitet? Cilët janë partnerët e Perëndimit? Dhe çfarë detyrash shtëpie duhet të kryejë Perëndimi, për të patur një politikë të jashtme të drejtë?

E vërteta është se Perëndimi, në konstelacionin e tij aktual, nuk ka asnjë strategji dhe as taktikë.

As Putin, Erdogan dhe Asad nuk mund të kenë ndonjë strategjie të vetën (edhe pse kjo mund të argumentohet gjallërisht), por ata me siguri ia hedhin në çdo kohë taktikave të Perëndimit. Jo për shkak se ata janë më të zgjuar por sepse e dinë çfarë ata duan dhe kanë prioritetet e tyre të qarta.

“Problemi i Perëndimit në Siri, është se ai dëshiron që gjithë të tjerët të humbasin”- thotë Rupert Smith,  gjeneral britanik në pension dhe autor i librit klasik neo-klauzeviçian “Dobishmëria e forcës”. 

Por kur ju dëshironi që të humbin në të njëjtën kohë Shteti Islamik, Rusia, Irani, Asad, Erdogan dhe Arabia Saudite, në një teatër ku ata janë të gjithë të fortë më të fortë se ju, ju mund të kaloni nga morali i lartë në dëshpërim. Por ju jeni edhe strategjikisht të hutuar. Tek diçka duhet lëshuar. Kompromisi moral është i pashmangshëm. Sa më të fortë që jeni, aq më i vogël do të jetë kompromisi. /“Carnegie Europe”

Shënim: Jan Techau është drejtor i “Carnegie Europe”. Ai shkruahn mbi integrimin në BE dhe politikën e jashtme dhe çështjet transatlantike.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button